Të majtët mblidhen në Sarajevë
Çyrbja:Unifikim ekonomik drejt BE

Të majtët mblidhen në Sarajevë<br />Çyrbja:Unifikim ekonomik drejt BE<br>
Partitë e Majta të Ballkanit janë mbledhur në Sarajevë në një takim të gjerë ku janë mbledhur jo vetëm politikanët e këtyre vendeve, por edhe shoqëria civile përfaqësuese, kryesisht e shteteve aspirante për tu bashkuar në BE.

Diskutimet janë përqendruar tek dhënia fund e tranzionit, ndërsa Samiti Rajonal i Liderve të Partisë Socialiste Evropiane ka pasur edhe një panel të dytë për ekonominë, ku është theksuar se bashkimi ekonomik rajonal do të përshpejtonte anëtarësimin.

Delegacioni shqiptar është përbërë nga deputetët e PS-së, Ulsi Manja, Ervin Bushati dhe Jurgis Çyrbja, si dhe nga drejtoresha e përgjithshme e Hipotekave, Blerina Doracaj dhe kreu i FRESSH, Ejlo Hyskaj.

Deputeti Çyrbja k andarë me ndjekësit e tij në Facebook detaje nga ky takim.

Shënimi i plotë i deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja:

Sot me kolegët Ulsi Manja dhe Ervin Bushati, si dhe miqtë Blerina Doracaj dhe Eljo Hyskaj, në Sarajavë, pjesë e Samitit Rajonal të Liderëve të Partisë Socialiste Evropiane.

Me miq të mirë të Shqipërisë, si Knut Fleckenstein dhe Tanja Fajon, si dhe drejtues të të majtës në rajonin tonë, ku u ndanë bindjet e unifikuara se rruga e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit, është Bashkimi Evropian.

E majta e Ballkanit si spektër politik përcaktues ka përgjegjësinë e tejkalimit të momenteve të vogla të brendshme, me fokus përmbylljen e tranzicionit dhe plotësimin e prioriteteve të anëtarësimit në familjen evropiane.

Unifikimi ekonomik mes vendeve tona në rajon është varka e përbashkët, e fuqishme, që na e bën lundrimin drejt Brukselit të shpejt, të sigurt dhe imponues për Unionin.

manja
  (Foto nga takimi në Sarajevë)

Redaksia Online
J.Sh shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat