Të martohesh te IKEA

Të martohesh te IKEA
Një çift amerikan nga Maryland, janë të parët në botë (dhe ndoshta do mbeten të vetmit) që martohen brenda ambienteve të një dyqani IKEA. Julie Rodgers dhe Ëillie Pittman, që jetojnë në College Park, kanë qenë shokë në shkollën e mesme. Pas njohjes në Uashington, fare të rinj, ata i humbën kontaktet
Për 30 vjet ata nuk e kanë takuar më njëri-tjetrin derisa u ritakuan me anë të Facebook. Takimin e parë e lanë në një restorant të qendrës IKEA, sepse ishte vendi më pranë punës së të dyve.

“Folëm aq shumë për çfarë na kishte ndodhur gjatë këtyre tridhjetë viteve, si kishin rrjedhur jetët tona, shëtitëm gjithë dyqanin duke luajtur si mund të kishim mobiluar shtëpinë dhe aty u ndez shkëndija”, tha Rodgers për mediat.

Një të thënë e një të bërë, çifti, bashkë me 25 të ftuar, u shtrua për festë brenda dyqanit të IKEA-s, ku nuk munguan edhe polpetat suedeze. Rodgers dhe Pittman u bënë kështu të parët që thanë ‘po, e dua’ brenda një dyqani IKEA. Të dy u shprehën shumë të kënaqur me personelin e dyqanit që nuk ishte kursyer aspak në organizimin e ceremonisë. (ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi i muajit shtator 2024/ Çfarë surprizash ju presin në dashuri, punë dhe financa?

Horoskopi i muajit shtator 2024/ Çfarë surprizash ju presin në dashuri, punë dhe financa?