TIRANË - Bashkia e Tiranës përmes një programi të detajuar do të mbështesë me asistencë, qendra shërbimi dhe transport falas për moshën e tretë në kryeqytet.
Në Ditën Botërore të Shëndetit, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Edmond Panariti priti në zyrë përfaqësuesit e disa shoqatave të pensionistëve dhe moshës së tretë.Panariti u shpreh se krahas hapjes të sa më shumë qendrave ditore për shërbim ndaj të moshuarve, Bashkia do të synojë të asistojë të moshuarit edhe në banesat e tyre.
“Përveç disa projekteve që tashmë janë operativë që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve psikosociale, kulturore etj për zbutjen e problemeve me anë të qëndrave ditore, ku përgjithësisht madhësia e një qendre është që ofron këtë shërbim deri në 50 të moshuar, ne synojmë të aktivizojmë edhe asistencën në shtëpi, një shërbim social të përkujdesjes shëndetësore ndaj moshës se tretë. Jo vetëm qendrave ekzistuese apo atyre që do të ndërtojmë do të plotësojmë nevojat sepse ne në një përllogaritje që kemi bërë, ne llogarisim që janë 25 mijë të moshuar janë në një nevojë emergjente për ofrimin e shërbimeve mjekësore, psikosociale, kulturore për zbutjen e problemeve të tyre të krijuara”, tha Panariti.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com