Shqiptarja logo
E hënë 12 Tetor 2026 - Përditësimi i fundit 00:12
  • Home
  • Edicionet Lokale
  • KronikË
  • Politikë
  • Shëndeti
  • Ekonomi
  • Sport
  • KOSOVË & RAJONI
  • BotË
  • KulturË
  • Editorial
  • Opinion
  • Të Fundit
  • Sociale
  • Drejt Punës
  • Speciale
  • Lajme të mira
  • Lifestyle
  • VIP & Spektakël
  • Receta
  • Horoskopi
  • Dosje
  • Fotogaleri
  • Videogaleri
  • Pikë e zezë
  • Sondazhe
  • TiranË
  • VlorË
  • Elbasan
  • KorçË
  • DurrËs
  • DibËr
  • Fier
  • KukËs
  • LezhË
  • Berat
  • GjirokastËr
  • ShkodËr
Shqiptarja LIVE logo

POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit
  • Berisha u nis të paguajë ‘faturën’, kush e ka radhën tani?!
    1

    Berisha u nis të paguajë ‘faturën’, kush e ka radhën tani?!

  • ‘Përdor Kushtetutën që më qëllove ti’, Peleshi-Bardhit: S’ka shkelje të rregullores! I tërheq vëmendjen deputetit
    2

    ‘Përdor Kushtetutën që më qëllove ti’, Peleshi-Bardhit: S’ka shkelje të rregullores! I tërheq vëmendjen deputetit

  • Raportimet për sjellje të papërshtatshme, Trump dhe Rubio shqyrtojnë shkarkimin e ambasadores së SHBA në Greqi, Kimberly Guilfoyle
    3

    Raportimet për sjellje të papërshtatshme, Trump dhe Rubio shqyrtojnë shkarkimin e ambasadores së SHBA në Greqi, Kimberly Guilfoyle

  • 'Designboom': Jeta e re e piramidës së Tiranës
    4

    'Designboom': Jeta e re e piramidës së Tiranës

  • ‘U solle si tuhaf!’ Berisha i kujton paralajmërimin e tij për zëvendësim, Peleshi: Më marrsh të keqen! (VIDEO)
    5

    ‘U solle si tuhaf!’ Berisha i kujton paralajmërimin e tij për zëvendësim, Peleshi: Më marrsh të keqen! (VIDEO)

Arkiva

Të ndahemi me diktaturën!

Kam ndjekur me vëmendje dhe shqetësim dënimet me gjoba marramendëse që disa gjykata kanë dhënë e vazhdojnë të japing kundër gazetarëve dhe opozitarëve që denoncojnë me kurajo korrupsionin dhe krimet e pushtetarëve dhe mafias së lidhur me ta. Duket qartë se pushteti i inkriminuar e korruptur e ka frikë të vërtetën dhe përdor të gjitha mekanizmat e mënyrat për t’i mposhtur, kërcënuar e ndëshkuar Top-Channel, Fiks Fare, gazetat “Tema”, “Shqiptarja.com”, “Shqip” , TV A1 etj.

Para disa ditësh dora e zezë e diktaturës ndëshkoi në mënyrën më arbitrare edhe Carlo Bolinon, ish pronarin e “Gazetës Shqiptare” dhe “Neës 24”. Duket qartë se ky dënim është i motivuar politikisht, është një hakmarrje për rolin e madh të Bolinos për vendosjen e shtypit dhe medias së pavarur në Shqipëri qysh në vitet e para pas rrëzimit të regjimit komunist; është një kërcënim për TV A1 e Shqiptarja.com; është një kërcënim për shtypin dhe median kritike ndaj Berishës me qëllim që ato të heshtin gjatë fushatës elektorale.

Me kërcënime e gjoba disa milionëshe pushteti berishian synonte t’u mbyllte gojën edhe deputetëve guximtarë të opozites: Erjon Braçe, Taulant Balla, Saimir Tahiri e ndonjë tjetri, të cilët nxirrnin në dritë fakte e dokumente që denoncojnë korrupsionin e qeveritarëve dhe klanit të tyre mafioz.

                                                                                 ***

“Shtypi është instrumenti më i mirë për ndriçimin e mendjes së njerëzve dhe përmirësimin e tyre si qenie racionale, morale e shoqërore. Asnjë qeveri nuk duhet te jetë pa oponentë; dhe kur shtypi është i lirë, kurrë nuk do ketë një të tillë”, thoshte Thomas Jefferson, President I SHBA-ve në vitet 1801-1809.
 
Pushtetarët e sotëm në Shqipëri, po përdorin si mjete “të ligjshme” kundër shtypit dhe medias së pavarur dhe kundër opozitarëve nenet e fyerjes dhe shpifjes. Këto nene, ashtu siç po zbatohen nga disa gjyqtarë servilë, shërbëtorë e bashkëpunëtorë të tiranisë berishiane, na kujtojnë nenin e tmerrshëm të agjitacionit e propagandës kundër shtetit, që ka ekzistuar në Kodin Penal deri nga mesi i vitit 1990 dhe që me të diktatura burgosi mijëra vetë.

Por ndërsa deri më 1990 dënoheshe edhe për shprehje të pakënaqësive ndaj kushteve të jetesës, apo shprehje kundër qeverisjes, sot po dënohen ata gazetarë e opozitarë që denoncojnë korrupsionin dhe abuzimet e qeveritarëve. Për sa kohë nuk përmenden me emër Berisha dhe zyrtarët e korruptur dhe nuk publikohen fakte për ta dhe klanin e tyre të inkriminuar, shtypi e media mund të jenë “të lira” të shkruajnë e flasin.

Edhe më shqetësuese e të rrezikshme e bën situatën në Shqipëri fakti se gjykatat, ndryshe nga -mbrojtëse të lirisë së fjalës, lirisë së shtypit dhe garantuese të të drejtave të njeriut që duhej të ishin-janë bërë pjesë e mekanizmit të shtetit kundër këtyre lirive dhe të drejtave.

Në vitin 1994 Gjykata e Kasacionit (sot Gjykata e Lartë) deklaroi të pafajshëm dy gazetarët e “Koha Jonë” që ishin dënuar me burgim për artikujt e tyre kritikë ndaj qeverisë. Me këtë vendim gjykata vendosi një standart të demokracisë përëndimore dhe të Bashkimit Europian se gazetarët nuk mund të dënohen për shkrimet dhe kritikat e tyre kundër qeverisë dhe pushtetareve, as për publikimin e fakteve kompromentuese ndaj zyrtarëve dhe personave publik.

Është e papranueshme, e dhimbshme dhe e turpshme që rreth 20 vjet pas këtij vendimi gjykatat shqiptare, në vend që të forconin edhe më tej mbrojtjen gjyqësore ndaj gazetarëve, opozitarëve e qytetarëve kritikues ndaj pushtetit, aq më tepër kur Shqipëria pretendon të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, në fakt disa gjykata e gjyqtarë po bëhen vrastarë e varrmihës të lirive dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri. Zoti e ruajtë vendin tonë nga të tillë gjyqtarë!

Unë dua të besoj se gjyqtarët e Shqipërisë i njohin ligjet dhe standartet europiane dhe ndërkombëtare të pranuara edhe nga vendi yne lidhur edhe me lirinë e fjalës, lirinë e shtypit dhe medias. Pra ata duhet ta dinë se kriteret e shpifjes dhe fyerjes kur bëhet fjalë për zyrtarë dhe persona publik janë ndryshe nga rastet kur flitet për qytetarë të zakonshëm. Të publikosh fakte korruptive për zyrtarë dhe personat e lidhur me ta, edhe pse këto fakte nuk janë gjykuar apo provuar nga organet e drejtësisë, nuk mund të konsiderohen as shpife, as fyerje.

Si është e mundur që Sali Berisha, ky rekordmen i gjithë kohrave për shpifje e fyerje jo vetëm ndaj kundërshtarëve të tij opozitarë, por edhe ndaj gazetarëve e qytetarëve te thjeshtë, nuk përgjigjet ligjërisht? A nuk ishte një shpifje monstruoze akuza për grusht shteti që Berisha bëri me 2011-ën ndaj Presidentit të nderuar Topi, ndaj Prokurores së Përgjithshme, Kryetarit të SHISH dhe madje edhe disa gazetarëve?

Përse akoma Berisha nuk është marrë në pyetje nga Prokuroria për të dëshmuar për këto akuza të fabrikuara? Por dihet se Prokuroria është nën urdhërat e Berishës dhe në shërbim të tij. Prandaj ai nuk është marrë ndonjëherë në përgjegjesi penale për krimet e tij.

Edhe kur një qytetare pati kurajon dhe paditi në gjykatë Berishën për fyerjen e shpifjen që ai i kishte bërë publikisht, gjykata e rrëzoi padinë e saj edhe pse ajo kishte prova bindëse. Por paditësja, një mjeke dhe zonjë e nderuar, kishte një “mëkat” që e vendoste edhe gjykatën kundër saj: është nëna e kryetarit të Partisë Socialiste, prandaj edhe dinjiteti i saj, ashtu si edhe i djalit të saj, mund të nëpërkëmbet nga kryeministri tragjikomik. Ai vendim është edhe një dëshmi tjetër e faktit tragjik se Berisha urdhëron e komandon edhe Gjyqësorin shqiptar.

Prandaj, vota e 23 Qershorit duhet të jetë votë edhe për ta çliruar gjyqësorin nga thundra e tiranit Berisha, votë për ndërtimin e një gjyqësori të pavarur, të ndershëm dhe me integritet. E një gjyqësori që të jetë mbrojtës dhe garantues edhe i lirisë së fjalës dhe lirisë së shtypit e medias.
 
Dihet se tirani Berisha e ka filluar betejën e tij kundër shtypit të pavarur qysh në vitet e para të pushtetit të tij. Mbase është harruar se më 1994 u dënuan me burgim dy gazetarët e “Koha Jonë” dhe se SHIK-u, policia dhe bandat e Sali Berishës terrorizonin gazetarët që nuk i bënin lajka pushtetit. Mbase edhe ish- pronari i “Koha Jonë” që sot ështe ne koalicion me atë që shkrumboi zyrat dhe ambientet gazetës së tij, e ka harruar atë krim të shtetit.

Ndër aktet e para të kryeministrit Berisha ishin sulmet kundër Top Channel dhe prangosja e dyerve të gazetës “Tema”. Ndërsa përdorimi i zyrtarëve të taksave kundër shtypit dhe medias guximtare që ka qenë një mjet i përhershëm i qeverive në 22 vitet e fundit u intensifikua edhe më shumë. Dua të veçoj rastin kur vetëm pak muaj nga fillimi i jetës së saj, në dyert e gazetës kurajoze Shqiptarja.com u turrën zyrtarët e taksave me qëllimin për t’i gjunjëzuar gazetarët dhe pronarët e saj, që nuk pranuan të shisnin pavarësine dhe integritetin e tyre profesional me shitjen e Gazetës Shqiptare dhe News 24.

Para disa ditësh liria e shtypit dhe e medias dhe integriteti profesional i gazetarit u kërcënuan edhe nga një vendim absurd i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i detyron televizionet të pranojnë e transmetojnë videot për fushatën elektorale të përgatitura nga vetë partitë politike. Ky vendim dëshmon edhe injorancën apo djallëzinë e këtij komisioni partiak të PD-së, komision i sakatuar që nuk gëzon besimin as të opozitës, as të publikut,as të ndërkombëtarëve seriozë.

Unë mbështes fuqimisht gazetarët dhe median që e kanë kundërshtuar këtë vendim dhe bashkohem me apelin që gazetarja e mirënjohur Anila Basha bënte në një artikull të shkëlqyer të publikuar para disa ditësh në Shqiptarja.com, apelin që shtypi e media të mos e zbatojnë vendimin e KQZ. Ai është një vendim antikushtetues, antiperëndimor e antieuropian si edhe vetë regjimi tiranik i Sali Berishës.

Dhe nëse pushteti guxon t’ju padisë në gjykata për moszbatim të këtij vendimi, ju garantoj se kam qenë e do jem me ju miq gazetarë, dhe së bashku edhe me të gjitha ata që respektojne misionin fisnik të shtypit dhe medias së lirë, kam bindje se do të fitojmë. Dhe ju do jeni edhe më të fortë e më të respektuar.

Tirania e Berishës e ka humbur e do ta humbë edhe kësaj here betejën me shtypin dhe median. Me votën e tij të lirë populli , i kthjelluar dhe ndërgjegjësuar edhe nga informacioni që jep shtypi dhe media e lirë, për të mirën e tij dhe të Shqipërisë, duhet t’i japë fund zgjedhës shumëvjeçare të diktaturës berishiane.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarj.com (print) 11.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Të ndahemi me diktaturën!
Redaksia 11 Qershor 2013, 09:55 | Përditesimi:
2013-06-11 09:55:00
  • Share
  • Tweet
/Shqiptarja.com

Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

  • Po

    59.2%
  • Jo

    34.5%
  • Nuk e di

    6.4%
Vota total: 6217

Votat totale janë unike

  • Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03

    PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

Lajme të tjera

  • Ministri i Jashtëm i Izraelit në Tiranë, takohet nesër me Ramën, Peleshin dhe Hoxhën! Në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve

    Ministri i Jashtëm i Izraelit në Tiranë, takohet nesër me Ramën, Peleshin dhe Hoxhën! Në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve

    11 Tetor, 22:59
  • Raportimet për sjellje të papërshtatshme, Trump dhe Rubio shqyrtojnë shkarkimin e ambasadores së SHBA në Greqi, Kimberly Guilfoyle

    Raportimet për sjellje të papërshtatshme, Trump dhe Rubio shqyrtojnë shkarkimin e ambasadores së SHBA në Greqi, Kimberly Guilfoyle

    11 Tetor, 22:38
  • M.City s’përmbahet pas shpalljes fajtor, leksion Liverpool-it! Tifozët e ‘the reds’: Na vodhët të gjithëve (FOTO)

    M.City s’përmbahet pas shpalljes fajtor, leksion Liverpool-it! Tifozët e ‘the reds’: Na vodhët të gjithëve (FOTO)

    11 Tetor, 22:29
  • Kosovë/ Babai vret me armë zjarri të birin 29-vjeçar, arratiset nga vendngjarja

    Kosovë/ Babai vret me armë zjarri të birin 29-vjeçar, arratiset nga vendngjarja

    11 Tetor, 22:21
  • Milan ndalet në transfertën e Sassuolo-s, goli i Rabiot s’mjafton (VIDEO)

    Milan ndalet në transfertën e Sassuolo-s, goli i Rabiot s’mjafton (VIDEO)

    11 Tetor, 21:59
  • Nga pavarësia politike, fikja e telefonit, veshja dhe makijazhi, Ministria e Arsimit miraton Kodin e ri të Etikës! Rregulla strikte për punonjësit dhe komunikimin zyrtar

    Nga pavarësia politike, fikja e telefonit, veshja dhe makijazhi, Ministria e Arsimit miraton Kodin e ri të Etikës! Rregulla strikte për punonjësit dhe komunikimin zyrtar

    11 Tetor, 21:57
  • Zyrtari i lartë i Iranit: SHBA-të kanë pranuar disa nga kushtet tona për armëpushimin 7-ditor dhe për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

    Zyrtari i lartë i Iranit: SHBA-të kanë pranuar disa nga kushtet tona për armëpushimin 7-ditor dhe për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

    11 Tetor, 21:35
  • Në javën e kaosit, Vllaznia mposht Dinamon dhe merr 3 pikët e para të sezonit! Debutim perfekt për trajnerin Laszlo

    Në javën e kaosit, Vllaznia mposht Dinamon dhe merr 3 pikët e para të sezonit! Debutim perfekt për trajnerin Laszlo

    11 Tetor, 21:34
  • AI synon të parashikojë demencën deri në 5 vite përpara, 2 mjete me Inteligjencë Artificiale për zbulimin e hershëm të rrezikut

    AI synon të parashikojë demencën deri në 5 vite përpara, 2 mjete me Inteligjencë Artificiale për zbulimin e hershëm të rrezikut

    Joana Preja Joana Preja 
    11 Tetor, 20:42
  • ‘Putini nuk u ndal as pas njoftimit të Trumpit’- Zelensky denoncon sulmet e reja ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, heshtje nga Moska

    ‘Putini nuk u ndal as pas njoftimit të Trumpit’- Zelensky denoncon sulmet e reja ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, heshtje nga Moska

    11 Tetor, 20:16
  • Kultura dhe tradita/ Nismë për promovimin e Mallakastrës, gërmime në qytetin ilir të Nikajës! Shtimi i vizitorëve shihet si mundësi për prodhuesit lokalë

    Kultura dhe tradita/ Nismë për promovimin e Mallakastrës, gërmime në qytetin ilir të Nikajës! Shtimi i vizitorëve shihet si mundësi për prodhuesit lokalë

    Marsela Topi Marsela Topi 
    11 Tetor, 19:43
  • Sulmohet sërish aeroporti i Riadit në Arabinë Saudite, raportohet për disa të plagosur! Rebelët Huthi përshkallëzojnë kërcënimet (VIDEO)

    Sulmohet sërish aeroporti i Riadit në Arabinë Saudite, raportohet për disa të plagosur! Rebelët Huthi përshkallëzojnë kërcënimet (VIDEO)

    11 Tetor, 19:23


×

Lajmi i fundit

Mjeti përplas 40-vjeçarin me biçikletë në Berat, arratiset drejtuesi! I plagosuri dërgohet te ‘Trauma’ (EMRI+VIDEO)

Mjeti përplas 40-vjeçarin me biçikletë në Berat, arratiset drejtuesi! I plagosuri dërgohet te ‘Trauma’ (EMRI+VIDEO)

11 Tetor, 23:07
×
❮ ❯
  • Kodi Etik

  • Kontakt

  • Rreth Nesh

  • Raportoni Ju

  • Puno me ne

© 2011 - 2026 Shqiptarja.com - Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i kesaj faqeje