Të përndjekurit politik përplasen
me ish- ministrin Alibeaj

Të përndjekurit politik përplasen<br />me ish- ministrin Alibeaj
Gjatë aktivitetit të ditës së djeshme tek Piramida, ka patur një përplasje mes të përndjekurve politik dhe ishminstrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. Një nga të përndjekurit politik duke u shprehur në lidhje me projektligjin e hartuar nga shoqëria civile u shpreh skeptik.

Ai theksoi se të gjitha ligjet e hartuara deri më sot për këtë çështje pushtetarët i përkrahin formalisht, duke ju referuar këtu ish-minstrit të Drejtësisë Enkeled Alibeaj.

Sipas tij vetë Alibeaj nuk është në brendësi këtij projektligji përsa kohë ai ishte ministër i Drejtësisë dhe nuk bëri asgjë për këtë çështje. Ndërkohë, Alibeaj iu përgjigj të përndjekurve poltitik duke iu thënë se ligjet e regjimit komunist i ka vuajtur vetë dhe e di mirë se për çfarë bëhet fjalë. “Do t’a ngre zërin gjithmonë për ligjin e hapjes së dosjeve, përsa kohë ligjet e dikaturës i kam vuajtur vete.

Por duhet t’ju them këtu se ky ligj nuk duhet të dalë as nga Partia Demokratike e as nga Partia Socialiste, por duhet të jetë produkt i vetë shoqërisë”, u shpreh ish-ministri i Drejtësisë Enkeled Alibeaj.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën