Të premten përfundojnë negociatat
për MSA, Fyle vjen në Kosovë 

Të premten përfundojnë negociatat<br />për MSA, Fyle vjen në Kosovë 
PRISHTINË- Negociatat për Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociimit mes Kosovës dhe BE-së përfundojnë këtë të premte. Gjithashtu, javën e ardhshme pritet të mbërrijë në Prishtinë Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle.

Ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku ka bërë të ditur se i gjithë procesi deri te nënshkrimi i MSA-së, do të përfundojë në vjeshtë.

“Që nga përmbyllja e negociatave që është me dy maj, ne hyjmë pastaj në një proces tjetër që është tërësisht procedural dhe teknik, por që gjithsesi do të përmbyllet brenda këtij viti dhe do të përmbyllet ashtu siç kemi rënë dakord kur kemi nisur negociata e Stabilizim Asociimit”, ka thënë ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku.
 
Drejtoresha e Përgjithshme për Zhvillimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Suedisë, Ann Sofie Nilsson, thotë se Kosova ka ecur mirë në këtë proces dhe rikonfirmon mbështetjen e Suedisë për Kosovën.

“Po jeni duke ke lëvizur drejtë Bashkimit Evropian dhe po Kosova është duke ecur përpara, por shpejtësia ka të bëjë më shumë me çështjet e teknikaliteteve të cilat dalin nga ky proces”,ka thënë Ann Nilsson.
 
Këto komente u bënë pas takimet të një delegacioni nga Suedia, në të cilën është diskutuar për asistencën konkrete financiare të Suedisë për vitet 2014- 2020, dhe për mjetet e ndara nga ana e Suedisë në mbështetje të Kosovës, në kuadër të strategjisë së re për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për Kosovën përfshihet forcimi i integrimit ekonomik në Bashkimin Evropian dhe zhvillimi i ekonomisë së tregut, forcimi i demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimi i ligjit si dhe përmirësimi i mjedisit dhe zbutjet e ndryshimeve klimatike, dhe kjo strategji parasheh vlerën prej 70 milionë eurosh.

Suedia ofron mbështetje ushtarake me prezencën e trupave të Suedisë në Kosovës në kuadër të KFOR-it dhe kontribuon substancialisht në kuadër të misionit të EULEX-it, si dhe në fushën e mjedisit, arsimit dhe qeverisjes demokratike, ku nga viti 2009 deri në 2013 ka ndihmuar Kosovën deri në 90 milionë euro.


/Marrë nga KosovaPress/

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike