Pas refuzimit të kërkesës së Partisë demokratike për ta zhvilluar seancën për buxhetin të hëhën, kryetarët e grupeve parlamentare janë përfshirë në negociata për kohëzgjatjen e kësaj séance.
Për të shmangur traditën e seancave dy ditore për buxhetin, Gramoz Ruçi dhe Edi Paloka po përpiqen të arrijnë në një kompromis për kohën e debatit. PD kërkon një kohë debati për depuetet e saj prej 5 orësh ndërsa Partia Socialiste 6 orë.
Konferenca e Kryetarëve vendosi të mos pranojë kërkesën e demokratëve për të shtyrë të hënën seancën ku do të diskutohet projektbuxheti për vitin 2016. Kështu, të premten do të mbahet seanca plenare maratonë e cila pritet që zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës, për diskutimin e projektbuxhetit. Seanca pritet të zgjasë më shumë se 20 orë.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO