TIRANE - Të premten, shoqëria civile do të zhvillojë një protestë përpara Ministrisë së Drejtësisë për dhunën dhe vrasjet e fundit ndaj grave. Thuajse të gjithë janë tronditur nga ngjarjet e fundit, ku vetëm gjatë kësaj jave kanë mbetur viktima tre femra, dhe kanë shpërndarë nëpër profilet e tyre në Facebook thirrjen që këtë fundjavë të jenë sa më të shumtë ata që do t’i bashkohen kësaj proteste.

Dhe duket se sensibilizimi nuk është i pakët. Ata që kanë shprehur gatishmërinë për t’iu bashkuar nismës së shoqërisë civile kanë qenë të shumtë. Ato kanë zgjedhur pikërisht Ministrinë e Drejtësisë për të protestuar, si institucioni që ka për detyrë të vendosë drejtësinë në vendin e vet, drejtësi kjo e munguar për sa u përket vrasjeve të femrave.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)