TIRANE- Tërheqja e LSI-së për amendamentin i cili kërkonte të mos ndryshohej nga 10-15%tatimi i fitimit për biznesin fason ka ardhur pas negociatave që kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili, ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe kreu i grupit PS-së Gramoz Ruçi.
Burime nga LSI bëjnë të ditur se brenda muajt bars do të ketë një paketë te posacme per biznesin fason.
Në foltoren e Kuvendit Vasili tha se amendamenti është mbajtur pezull dhe nga qeveria do të ketë një paketë të posaçme që parashikon lehtësira fiskale dhe subvencione dhe lehtësimin e procedurave administrative dhe paketa do të negociohet me përfaqesuesit e biznesit fason.
Edhe Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj konfirmoi në seancë aleanca PS-LSI në pranverën e vitit që vjen do të avancojë me plotësimin e një paketë të plotë masash fiskale për biznesin. Seanca sot ne Kuvend
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com