Një ditë para seancës së 21 korrikut e cila do të fokusohet e gjitha tek reforma në drejtësi, kreu i PDIU-së SHpëtim Idrizi I ka bërë apelin e fundit kolegëve të tij deputetë për të dhënë votën e tyre pro, në një çast që ai e quan historik për vendin dhe kombin. “PDIU i bën thirrje 140 deputetëve të votojnë pro reformës në drejtësi, si një çast historik për vendin dhe kombin tone”, thuhet në një deklaratë zyrtare për mediat.
Më tej, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet vendimin e Komisionit të Reformës në Drejtësi, për heqjen e nenit që do i hapte rrugën martesave mes së njëjtës gjini. PDIU thotë se "ky vendim erdhi pas trysnisë pozitive të ushtruar nga PDIU, si partia e vetme që kundërshtoi që në krye të herës këtë nen. PDIU është kundër diskriminimit të çdo forme, prandaj ka mbështetur fuqimisht ligjin kundër diskriminimit, ku përfshiheshin edhe diskriminimi për orientimin seksual.
Mirëpo, ndalesa e diskriminimit nuk do të thotë se mund të lejojet cenimi i familjes". "Martesa është bashkimi mes burrit dhe gruas dhe kjo nuk ka të bëjë me diskriminimin, por me rendin natyror. Familja, si bërthama e shoqërisë, është e shenjtë dhe duhet mbrojtur. Prandaj, ne i qëndruam deri në fund kundërshtimit tonë mbi këtë ndryshim te Kushtetutës", thuhet në deklaratë.
/Shqiptarja.com