Tërhiqen serbët e veriut, ndërtohet
mbi lumin Ibër “parku i paqes” 

Tërhiqen serbët e veriut, ndërtohet<br />mbi lumin Ibër “parku i paqes” 
MITROVICE - E njohur si barrikada e ndarjes së Kosovës, tani është kthyer në “parkun e paqes”. Vet ata që e ngritën hoqën rërën e gurët mbi urën qendrore mbi lumin Ibër që ndan pjesën jugore me atë veriore të qytetit. Rërën dhe gurët i zëvendësuan me vazo lulesh. Kryetari i Mitrovicës veriore, Goran Rakiç, ka thënë se vendimi për ndërtimin e parkut mbi urë është marrë në konsultim me qeverinë e Serbisë.

Ky veprim ka tërhequr vëmendjen e qindra qytetarëve si nga jugu ashtu edhe veriu i qytetit. Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar aksionin duke thënë se” barrikadat, qofshin ato fizike apo mentale, nuk kanë vend në Kosovën demokratike dhe janë të papranueshme për vlerat civilizuese të shoqërisë”. Ndërsa shqiptarët në jug po i gëzoheshin heqjes së barrikadës, serbët në veri e prisnin këtë veprim me frikë e shqetësim.

Barrikada me rërë e gurë mbi këtë urë ishte vendosur nga banorët lokal serbë në korrik të vitit 2011, në shenjë kundërshtimi ndaj përpjekjeve të Prishtinës zyrtare për të vendosur autoritetin në veri të vendit dhe për të marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31, në kufi me Serbinë. Por kjo lëvizje e fundit tregon se Serbia ka dhënë një mesazh të fortë për Brukselin, në rrugën e vendit drejt BE-së.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë