Tërhiqet Basha: Zgjidhja për
reformën sipas draftit të Nuland

Tërhiqet Basha: Zgjidhja për<br />reformën sipas draftit të Nuland
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është tërhequr gjatë takimit trepalësh, duke pranuar diskutime mbi draftin hibrid të propozuar nga Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit, Victoria Nuland.

Pas takimit ai deklaroi se është rëndë dakord që të treja forcat politike të punojnë për një draft të përbashkët në thelb të të cilit do të jetë drafti i Nuland si dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias. 

Sipas tij, PD, PS dhe LSI do të punojnë me ekspertët e tyre për të finalizuar draftin e përbashkët, i cili do t'i përcillet Kuvendit seancën e 21 korrikut.

"E vlerësoj këtë takim. Tre forcat politike kanë angazhuar përfaqësuesit e tyre për të propozuar një zgjidhje mbi propozimin hibrid dhe rekomandimet e Venecias. Është një mundësi për të përmbyllur me sukses maratonën e reformës. Negociatori ynë do të jetë Bylykbashi. Zgjidhje mbi rekomandimin hibrid dhe Komisionin e Venecias. Uroj që negociatorët që sapo janë mandatuar do të bëjnë një punë të mirë për t'iu dhënë shqiptarëve lajmin e mirë", u shpreh Basha.  

Deklarata e plotë e kryetarit të PD, Lulzim Basha: 
“Së pari dua të falenderoj Kryetarin e Kuvendit, për mundësinë për një konsultë me të tre faktorët kryesorë politikë në vend. Si kryetar i Partisë Demokratike dhe kryetar i opozitës e vlerësoj këtë si një takim konstruktiv. Në fund të takimit të tre kryetarët e forcave politike kanë angazhuar secili nga një përfaqësues të tyrin për të kërkuar zgjidhje bazuar mbi propozimin hibrid dhe rekomandimet finale të Komisionit të Venecias. 
Për ne, kjo është një mundësi për të përmbyllur me sukses maratonën e reformës në drejtësi, për të përmbyllur në veçanti draftin kushtetues, natyrisht pas kësaj janë dhe shtatë ligjet.
Negociatori ynë, z.Oerd Bylykbashi ka plotfuqinë për të negociuar një zgjidhje, bazuar mbi propozimin hibrid dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ne kemi paraqitur një zgjidhje dhe kontributi ynë për ta sjellë propozimin hibrid, tërësisht brenda parametrave të Venecias është dëshmia më e qartë e seriozitetit, e përkushtimit  dhe e sinqeritetit të Partisë Demokratike, që e ka parë dhe e sheh reformën në drejtësi si një interes madhor të qytetarëve shqiptarë dhe jo si një kalkulim politik apo një betejë paraelektorale. 
Kështu e kemi nisur dhe kështu po e vazhdojmë këtë proces. Uroj që negociatorët që sapo janë mandatuar do të bëjnë një punë të mirë dhe do ta çojnë në konkluzion pozitiv këtë proces për ti dhënë shqiptarëve dhe aleatëve tanë lajmin e mirë
”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar dhe proceduar! 79 pezullime dhe bllokime

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar dhe proceduar! 79 pezullime dhe bllokime