Tërhiqet uji në Fier, vijon dhënia e
ndihmave, dëmet 1 mld e 260 mln lekë 

Tërhiqet uji në Fier, vijon dhënia e<br />ndihmave, dëmet 1 mld e 260 mln lekë 
Në Qarkun e Fierit situata pas përmbytjeve është përmirësuar ndjeshëm. Mesohet se banorët janë kthyer në banesat e tyre. 

Uji i grumbulluar pas reshjeve te dendura ka rënë ndjeshëm. Rreth 18 banesa kanë ende prezencë uji, ndërsa 3 banesa janë në ujë. Dëmi i llogaritur nga grupet e verifikimit në qarku në e Fierit shkon në 1 miliard e 260 mln lekë. Shifra është bërë publike nga kreu i kësaj komune Viktor Cervanaku. Ndërkohë është mbledhur shtabi i emergjences u diskutua lidhur me situatën e re të krijuar në zonat e përmbytjes. 

Në këtë qark vijon shpërndarja e ndihmave për banorët e përmbytur. Ditën e sotme disa biznese, institucione të ndryshme kanë shpërndarë ndihma ushqiore në zonat e prekura. Deputeti i PS Gramos Ruci ka shpërndarë sot ndihma për banorët e zonave të përmbytura të fshatrave Kashisht, Cerven, në komunën Frakull. 

50 ton ndihma ushqimore janë dhënë nga kompania Albpetrol për zonën e Hoxharës dhe Darzezës. 

Ndihma kanë ardhur edhe nga Kosova dhe Maqedonia. Janë 57 familje në fshatin Kashisht dhe 30 në fshatin Cerven të cilët janë furnizuar në ditën e sotme me pako ushqimore, ujë të pijshëm dhe ushqim koncentrat për bagëtitë. 

Në fshatin darëzezë ka shpërndarë ndihma në paraditen e sotme edhe kryqi i Kuq shqiptar. Përfaqësues të tij janë shprehur se kanë shpërndarë pako me ushqime dhe batanije për familjet e dëmtuara. Fshati Darëzezë mbetet ende në një pjesë të tij nën pushtetin e ujit. Po kështu edhe sipërfaqja e tokës bujqësore në këtë zonë është nën pushtetin e ujit. Ndërsa banorët po trajtohen nga shtabi i emergjencës me mjete jetese cadra, ushqime dhe veshmbathje si dhe veshje kundër ujit.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë