Presidenti Donald Trump është i vendosur që të zhbëjë çdo vendim të paraardhësit të tij Baracka Obama.Manjati pas bujës që shkaktoi duke kërkuar që të mos lejohet hyrja e shtetasve që vijnë nga 5 vendet me shumicë myslimane, dhe vendosmërisë për të ndërtuar murin me Meksikën, tashmë po mendon seriozisht të pezullojë programin që mbron prej deportimit ata persona, të cilët u sollnë në mënyrë të paligjshme në SHBA në moshë të mitur.
Shumë nga personat e përfshirë në program kanë ardhur që fëmijë në Shtetet e Bashkuara dhe nuk kanë lidhje me vendin e tyre të origjinës.
Mediat amerikane raportojnë se Kreu i Shtëpisë së Bardhë do t’i japë Kongresit 6 muaj kohë për të hartuar legjislacionin zëvëndësues të Programit të quajtur DACA ‘thënë ndryshe ‘ Deferred Action for Childhood Arrivals.
Një vendim i tillë i presindetit pritet që të shkaktojë protesta në disa prej shteteve amrikane.
Programi i hartuar në kohën e administratës Obama mbron qindra mijëra të rinj nga dëbimi dhe siguron leje pune dhe studimi për ta.
“DACA” mbulon rreth 750 mijë persona në SHBA nga deportimi, e për t’u kualifikuar si përfitues të tij, aplikantët nën 30 vjeç duhet t’i depozitojnë të dhënat e tyre personale pranë Departamentit të Sigurisë Kombëtare.
Gjatë fushatës së tij për president Trump premtoi ta mbyllë programin DACA, duke e quajtur atë si "amnisti".
Që nga marrja e detyrës, ai ka thënë se kjo çështje është një nga më të vështirat që ai ka trajtuar si president.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan si dhe disa ligjvënës të tjerë republikanë vazhdojnë t’i bëjnë thirrje presidentit të mos e anulojë programin. Demokratët kërkojnë që të gjendet një tjetër zgjidhje për të gjitha ata persona që njihen ndryshe si "Dreamers" - Ëndërrimtarët.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com