MASSA CARRARA - Një tërmet me magnitudë 5,2 të shkallës Rihter e shoqëruar me disa lëkundje të lehta ka goditur sot pjesën veriore të Italisë. Sipas Institutit Sizmologjik Euromesdhetar epiqendra e tërmetit, u regjistrua rreth orës 12.33 me orën lokale në Massa Carrara.

Shërbimet e emergjencës civile raportojnë për shembje të çative në disa ndërtesa në Lungiana, Fivizzano dhe Casole. Ndërsa një person raportohet i plagosur në lokalitetin Posterla.

Lëkundjet e tërmetit janë dëgjuar në Liguria, Toscana, Friuli, Venezia – Giulia. Lëkundje të forta janë raportuar nga autoritet në Torino, Padova. Ndërsa në Emilia Romagna, e cila ka qenë goditur në maj të 2012-ës nga një tërmet shkatërrues që shkaktoi disa viktima dhe 350 të plagosur ka pasur telefonata të shumta në zyrat e Grupeve të Zjarrfikësve.

Në Viareggio edukatoret e kopshteve kanë nxjerrë fëmijët e vegjël në oborre. Gjithashtu edhe në Genova dhe Parma njerëzit kanë dalë në rrugë pas dëgjimit të lëkundjeve të tërmetit.

Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)