ANKARA - Raportohet se një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë ka goditur pjesën jugperëndimore të Turqisë, sot pasdite. Qendra sizmike Kandilli tha se epiqendra e tërmetit ishte në Oludeniz. Sipas televizionit shtetëror turk ka pasur disa të plagosur ndërsa nuk raportohen viktima.

Më 23 tetor të vitit të kaluar një tërmet i fuqishëm goditi pjesën lindore të Turqisë, ku mbetën të vrarë 600 persona. Përpos tij më 12 nëntor rajoni u godit nga tërmeti me magnitudë 5.6, nga i cili humbën jetën 40 njerëz të tjerë në këtë zonë. (r.d/shqiptarja.com)