ROME - Një stuhi tjetër ka përfshirë botën e futbollit italian pas skandalit “Calciopoli” dhe i basteve. Agjentët e Guardia di Financa kanë sekuestruar dokumenta mbi kontratat e sportistëve në zyrat e 41 skuadrave të futbollit të kategorisë A dhe B përfshirë dhe atyre të disa klubeve të vogla.
Ndër klubet më të njohura të pëfshirë në këtë hetim janë ato të Juventusit, Milanit, Interit, Napolit dhe Romës. Operacioni është nisur nga prokuroria e Napolit dhe hetohet për mashtrim sportiv, evazion fiskal ndërkombëtar, krijim të organizatave kriminale dhe pastrim parash.
Hetimi ka filluar një vit më parë kur agjentët e krimit financiar sekuestruan kontratat mes futbollistëve dhe menaxherëve të tyre në Napoli.
Mes 12 menaxherë sportivë që janë përfshirë në hetimin zyrtar të Guardia di Financas është Alessandro Moggi, djali i Luciano Moggi, ish-drejtori i Juventusit i përfshirë në skandalin “Calciopoli”, ku u akuzua për formimin dhe drejtimin e organizatave kriminale, respektivisht trukimet e ndeshjeve dhe blerjen e gjyqtarëve për disa vite rresht në kampionatin Italian.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com