Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë ka goditur Tajvanin ku sipas raportimeve të para në mediat ndërkombëtare ka shkaktuar dëme të shumta materiale.
/Shqiptarja.com
Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 20 kilometra larg bregut lindor të ishullit.
Mësohet se tërmeti ka goditur rreth orës 23:50 me orën lokale.
Shërbimet e emergjenës janë duke punuar për të nxjerrë njerëzit të cilat kanë mbetur brenda hoteleve dhe pallateve gjysëm të rrënuar, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka viktima.
Në fotot e mëposhtme, shihen pamjet e një hoteli të shembur nga tërmeti në Hua-Lien të Tajvanit, ku rreth 30 persona kanë ngecur nëpër gërmadha.
[gallery]25509[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com

FOTO










