Një tërmet me magnitudë 7.2 ballë ka goditur në oqeanin Paqësor në afërsi të ishujve Fixhi, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Epiqendra e tërmetit ishte 225 kilometra në jugperëndim të Nadi, një shteti të vogël në oqeanin Paqësor.

Ndërkohë është dhënë alarmi për cunami për ishujt e Fixhi, pasi parashikohen dallgë me një lartësi nga 0.3 metra deri në 1 metër mbi nivelin e baticës së zakonshme në Fixhi.

Alarmi për cunami përfshin një zonë brenda 300 kilometrave nga epiqendra e e tërmetit në oqeanin Paqësor.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com