Tërmetet në Iran, 250 të
vdekur e mbi 1800 të plagosu

Tërmetet në Iran, 250 të <br />vdekur e mbi 1800 të plagosu
IRAN - Ekipet e shpëtimit në Iran janë duke kërkuar nëpër rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti për të shpëtuar të mbijetuarit nga dy tërmete të forta që kanë lënë 250 të vdekur deri tani dhe më shumë se 1800 të plagosur.

Dy tërmete të fuqishme, përkatësisht 6.4 dhe 6.3 ballë, goditën qytetet Tabriz dhe Ahar dje pasdite. Mbi 16 mijë vetë janë strehuar në kampet e ngritura për këtë situatë.

Agjencitë e ndihmave po përpiqen për të siguruar ushqime, ujë dhe medikamente për të mbijetuarit. Linja telefonike në shumë fshatra është ndërprerë. Të paktën dy fshatra janë shkatërruar thuajse plotësisht kurse 60 të tjera gjysmë të shkatërruara.

Viktima u shënuan dhe ne qytetet Haris dhe Varzakan në veriperëndim të Iranit. Zyra e Presidentit Muhamed Ahmedinejad postoi në faqen e saj zyrtare një mesazh ngushëllimi për të mbijetuarit e zonës së fatkeqësisë dhe u bëri thirrje autoriteteve për të mobilizuar të gjitha forcat për të ndihmuar popullsinë e prekur.

(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)