Tërmetet në Itali, Apeli:
Turistë, mos na bojkotoni

Tërmetet në Itali, Apeli:<br />Turistë, mos na bojkotoni
ROME- Presidentët e tre rajoneve në Itali, ku ka pasur tërmete këto ditët e fundit, kanë dalë në një komunikatë të përbashkët, ku u kërkojnë turistëve që të vizitojnë rajonet që ata drejtojnë. Bëhet fjalë për rajonet Emilia Romagna. Friuli Venezia Giulia dhe Veneto që drejtohen përkatësisht nga guvernatorët Vasco Errani, Renzo Tondo dhe Luca Zaia.

Ambasada italiane në Tiranë njofton se Errani, Tondo dhe Zaia duan të sigurojnë turistët italianë dhe të huaj, se zona është e sigurt dhe nuk përbën rrezik për ta. Presidenti i Emilia-Romagnas, Vasco Errani tha në deklaratën e tij se të gjitha lokalitetet e tre Rajoneve janë gati të presin turistët nga çdo cep i botës. “Gjatë ditëve të fundit, disa territore italiane janë prekur nga ngjarje të tmershme por pa përfshirë zonat bregdetare, të cilat janë të pregatitura për të mirëpritur gjithë turistët që do të duan të kalojnë pushimet e tyre këtu. Të gjitha rrugët, autostradat dhe aeroportet funksionojnë rregullisht”, tha Errani.

Ndërsa Presidenti i Friulit siguroi se të gjithë hotelet dhe operatorët turistikë janë në punë për të garantuar mirëpritjen dhe shërbimin e cilësisë së pare. Presidenti i Veneto-s, Luca Zaia i drejtoi një apel miqve që të vazhdojnë të zgjedhin këtë rajon, në mënyrë që të shmanget një penalizim të padrejtë sa i përket turizmit.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel