Tërmeti 6.4 ballë godet Japoninë
Jugore 

Tërmeti 6.4 ballë godet Japoninë<br />Jugore 
Një tërmet ka goditur Japoninë jugore, duke shkatërruar disa shtëpi, raporton një zëdhënës i lartë i qeverisë .
Tërmeti ka goditur Japoninë në oren 21:26 në mbrëmjen e së enjtes ,me magnitudë 6.4. Termocentralet nukleare Sendai dhe Genkaj raportohet se janë duke operuar normalisht.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte në lindje të qytetit Kumamoto, në ishullin e Kyushu, sipas  Agjencisë Meteorologjike Japonoze.
Nuk raportohen akoma për viktima , edhe pse policia në Kumamoto shprehet se njerëzit mund të jenë bllokuar në shtëpitë e shembura .

Zëdhënësi i qeverisë Yoshihide Suga tha se disa shtëpi ishin shembur, por zyrtarët janë ende duke vlerësuar dëmin, raporton Agjencia e Lajmeve Reuters.
Disa shërbime treni u pezulluan si një masë parandaluese.

 
Redaksia Online
(Xh.K/Shqiptarja.com)




 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.