Qendra e Fondit të Ndërhyrjes së Emergjencave të Kombeve të Bashkuara (CERF), ka dhënë shumën prej 15 milionë dollarë ndihma humanitare  për shkak të tërmetit me magnitudë 7,9 i shkallës rihter që goditi ditën e shtunë Nepalit, raporton Anadolu Agency (AA)

Koordinatorja e Situatave Emergjente të OKB-së, Valerie Amos në një deklaratë ka njoftuar se ndihma e ofruar nga CERF për Nepalin do të përdoret për të siguruar ushqime, për sektorin shëndetësor, arsimin, higjienën dhe për të siguruar ujë.

Amos gjithashtu ka theksuar se ky fond prej 15 milionë dollarësh i ndarë për Nepalin do të përdoret për njerëzit në nevojë.

Ndërsa Zëdhënësja e Programit Botëror të Ushqimit (WFP), Elisabeth Byrs në një konferencë për shtyp në zyrën e OKB në Gjenevë njoftoi se WFP do të japë një ndihmë ushqimorë me vlerën 116.5 milionë dollarë për tre muaj ndaj 1.4 milionë personave të cilët janë në nevojë emergjente pas tërmetit në Nepal.

Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit ofron 35 telefona satelitorë në Nepal
Ndërsa Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) njoftoi se për sigurimin e komunikimit në raste emergjente në vend ka dërguar 35 telefona satelitorë dhe 10 terminale (stacione) satelitore globale të kapaciteteve me transmetimit të lartë, panele diellore dhe kompjuterë laptop.

Në një deklaratë të bërë ditën e djeshme nga OKB është raportuar se në Nepal nga tërmeti në 39 nga 75 rajonet administrative janë prekur afërsisht 8 milionë njerëz.

Sipas të dhënave të deritanishme nga tërmeti në Nepal kanë humbur jetën më shumë se 4 350 persona.

nepali

 Redaksia Online
 (b.h/Shqiptarja.com)