Të paktën 413 persona konfirmohet të kenë vdekur nga tërmeti i fuqishëm që tronditi Ekuadorin, thonë burime qeveritare. Tërmeti me magnitudë 7.8 ballë ra në brigjet e Paqësorit të shtunën dhe kërkimet për të mbijetuarit vazhdojnë.

Dëme e shkaktuara në ndërtesa shkojnë në miliarda dollarë, tha presidenti Rafael Correa, gjatë një vizite në rajonin më të prekur. Sipas tij kjo është tragjedia më e madhe që ka goditur Ekuadorin në 7 dekadat e fundit. Rreth 2500 persona mbetën të plagosur.

termeti

termeti

Mbrëmjen e së hënës, 6 persona, mes tyre dy vajza, njëra 3 vjeç dhe tjetra 9 vjeç u shpëtuan nga rrënojat e një hoteli në afërsi të qytetit bregdetar Manta.

Në vende të tjera, funeralet për disa nga viktimat janë mbajtur në Portoviejo dhe Pedernales, dy qytete që u goditën më shumë. Tërmeti vjen në një kohë kur vendi i përpunimit të naftës, po rimëkëmbej nga rënia e çmimeve për shkak të krizës botërore.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)