Ambasadori shqiptar në Turqi, Gent Gazheli, ka deklaruar gjatë një lidhje telefonike për Report Tv, se nuk ka shqiptarë të lënduar nga tërmeti 6.7 ballë që goditi qytetin turk të Bodrumit.
Ai tha se dëmet nga ky tërmet janë të konsiderueshme pasi janë shkatërruar banesa dhe hotele, ndërsa janë shkaktuar dhe viktima.
“Janë prishur banesa, hotele, duke nxjerrë njerëzit në rrugë.
Nga grupet e shpëtimit po punohet për gjetjen e personave të bllokuar.
Nga kontakti që kemi pasur me autoritet turke nuk kemi asnjë shqiptar të lënduar nga ky tërmet i fortë me magnitudë 6.7 ballë. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Bodrum. Fatmirësisht shtetas shqiptarë nuk ka pasur”, tha ai.
Gazheli tha ambasada shqiptare në Turqi ka vënë në dispozicion një numër telefoni për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve të lënduar nëse do të ketë.
“Ministria e Punëve të Jashtme, ambasada e Shqipërisë në Turqi është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet turke. Deri tani nuk kemi pasur asnjë telefonatë për shqiptarë të lënduar. Numri është si në faqen shqiptare të ambasadës shqiptare në turqi, në FB, Tëitter por edhe në faqen time zyrtare”, tha ambasadori shqiptar në Turqi, Gent Gazheli.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO