Të shtëna me armë në Prishtinë
40 persona lëndojnë njëri-tjetrin

Të shtëna me armë në Prishtinë<br />40 persona lëndojnë njëri-tjetrin
Një skenë kaotike është rregjistruar mbrëmjen e së premtes në kryeqytetin e Prishtinës në festën e birrës që organizohej në sheshin "Zahir Pajaziti". Pas disa të shtënave me armë zjarri të dëgjuara në festë, të pranishmit janë friksuar e kanë tentuar të largohen me shpejtësi duke lënduar njëri tjetrin.

Nga frika e ndonjë sulmi terrorist, ata janë futur edhe në restorantet, hotelet dhe lokalet që janë aty pranë. Fillimisht u raportua për një 15-vjeçar të plagosur megjithatë ende nuk dihet nëse kjo është për shkak të të shtënave në shesh.

Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur në qendër të kryeqytetit kosovar, por sipas hetimeve të para, besohet se një i dehur ka nxjerrë armën dhe ka shtënë në ajër, por kaq ka mjaftuar që turma të përfshihet nga paniku.

Nga frika e ndonjë sulmi terrorist, ata janë futur edhe në restorantet, hotelet dhe lokalet që janë aty pranë.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt