Pak pas mesante në një lokal në zonën e Brrylit në kryeqytet janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se grupe të rinjsh pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin kanë qëlluar në ajër.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, por grupi i personave të përfshirë në konflik është larguar nga vendi I ngjarjes.

Policia e Tiranës ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)