Shqipëria pikiatë në renditjen e FIFA-s, humbet 4 pozicione, Kosova fiton 6 vende

Shqipëria pikiatë në renditjen e FIFA-s, humbet 4 pozicione, Kosova fiton 6 vende

Shqipëria vijon rënien e lirë në renditjen e përmuajshme të FIFA-s ndërsa Kosova ecën në anën e kundërt duke fituar pozicione.

Në renditjen e publikuar të premten e 14 qershorit nga FIFA Shqipëria mban vendin e 66-të duke humbur plot 4 pozicione krahasuar me renditjen e mëparshme. 1362 pikë kanë grumbulluar kuqezinjtë të cilët gjatë kësaj periudhe kanë zhvilluar dy ndeshjet e fundit eliminatore ku u mposhtën nga Islanda 1-0  dhe fituan 2-0 me Moldavinë.

Nëse Shqipëria vijon rënien e lirë në FIFA është Kosova që vijon ngjitjen në renditjen e institucionit ndërkombëtar të futbollit. Për muajin qershor Kosova ka fituar jo pak por plot 6 pozicione duke mbajtur vendin e 121-të në FIFA duke rregjistruar hapa galopantë falë paraqitjeve dhe rezultateve në ndeshjet e fundit. Barazimi me Malin e Zi por mbi të gjitha fitorja 3-2 në transfertë me Bullgarinë.

Katër vendet e para nuk kanë ndryshuar dhe renditjen e FIFA-s e kryeson Belgjika e ndjekur nga Franca dhe Brazili.

 Përgatiti Andi Kapxhiu

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt