'Ta harrojmë ndeshjen e parë', Partizani bëhet gati për Conference League! Mehmeti: Sulmuesit të mos gabojnë në 20 metrat e fundit

Është një hap larg, por të enjten në orën 20:00 në stadiumin ‘Air Albania’ Partizani duhet të plotësojë pjesën e mbetur të punës për t’u kualifikuar në turin e dytë të Conference League. Të kuqtë një javë më parë fituan 0-1 në Gjeorgji kundër Saburtalos, ndërsa në ndeshjen e kthimit i bëjnë punë dy nga tre rezultate, përfshirë barazimin.

“Duhet patjetër që të harrojmë se çfarë kemi bërë në Gjeorgji dhe të mendojmë që të japim maksimimun në 90 minuta. Ta vlerësojmë siç duhet dhe aq sa duhet kundërshtarin. Të mos mendojmë se çfarë kemi bërë,”-u shpreh Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.

“Nesër na favorizon edhe barazimi, por ne do mundohemi të marrim fitore. Ndeshja do jetë e vështirë dhe patjetër që ka edhe presion brenda,”-deklaroi Egzon Belica, zv/kapiten i Partizanit.

Avantazhi i Partizanit mund të kishte qenë më i thellë në ndeshjen e kthimit në rast se sulmuesit do ti kishin përdorur më mirë rastet e krijuara.

“Duhet të jemi më kujdesshëm përsa i përket 20 metrave të fundit. Duhet të dimë kur të ndahemi me topin dhe kur të futemi në driblim. Diferenca bëhet në këto detaje kur ti di të shërbesh apo ta finalizosh vetë aksionin,”-tha Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.

Po të enjten, por në orën 21:00 Laçi luan në transfertën e Malit të Zi ndeshjen e kthimit kundër Iskrës. Sfida e parë në Elbasan Arena u mbyll me rezultatin 0-0.

Ne.k./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje