Tabaku: 1.7 mld € të keqpërdorura me qëllim nga qeveria, e fakton KLSH

Ish- deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë Rama se është e lidhur ngushtë me korrupsionin.

Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, Tabaku e ka cilësuar si "qeveri kampione e korrupsionit" e ndërsa ka publikuar disa shifra, sipas së cilës, shërbejnë për të vërtetuar paratë e keqpërdorura me qëllim nga qeveria.

"Së fundi, edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit fakton se vitin e kaluar qeveria ka keqpërdorur me qëllim 1.7 miliardë euro. Nga kjo shumë, 923 milionë euro është dëmi ekonomik nga të ardhurat e pambledhura, që lidhet direkt me korrupsionin endemik, ndërkohë që janë keqshpenzuar në tendera dhe jo vetëm, 587 milionë euro nga taksat e shqiptarëve", tha Tabaku.

Fjalën e saj, Tabaku e mbylli duke thënë se Partia Demokratike ka gati një plan për të nisur një luftë pa kompromis ndaj korrupsionit.

Deklarata e plotë

Të gjitha raportet ndërkombëtare të institucioneve serioze botërore raportojnë sëmundjen e rëndë dhe të pashërueshme të qeverisë Rama, KORRUPSIONIN.

Dy javë më parë, raporti i OKB-së nënvizonte problemin e korrupsionit endemik që ka kapluar qeverisjen dhe shoqërinë tonë. Raporti i DASH, ambasadorja gjermane dhe biznese shqiptare vazhdimisht kanë shprehur shqetësimin e tyre për korrupsionin dhe lidhjet e bizneseve me qeverinë në përfitimin e tenderave publikë.

Së fundi, edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit fakton se vitin e kaluar qeveria ka keqpërdorur me qëllim 1.7 miliardë euro. Nga kjo shumë, 923 milionë euro është dëmi ekonomik nga të ardhurat e pambledhura, që lidhet direkt me korrupsionin endemik, ndërkohë që janë keqshpenzuar në tendera dhe jo vetëm, 587 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

Ku humbasin milionat e eurove të taksave tona që rriten çdo vit? Gjykata Europiane e Auditit fakton se 1 në 3 kompani përfiton abuzivisht nga tenderat, duke shmangur procedurat për një garë të ndershme, që do t’i kursesnin buxhetit miliona euro nga taksat e shqiptarëve.

Sipas të dhënave nga Buletini i prokurimeve publike 11 oligarkë përmes 19 kompanive kanë fituar në total 2100 tendera dhe katër deputetë të qeverisë kanë fituar 410 tendera dhe koncesione.

 Ne kemi denoncuar faktin se:

➢ Koncesioni i inceneratorëve 178 milionë euro u dha pa garë

➢ Koncesionet në shendetësi u janë dhënë miqve të kryeminsitrit

➢ Tenderi i unazës iu dha një kompanie me dokumenta te falsifikuara, DH Albania. Sot,  1 km rrugë bëhet me 22 milionë euro, si në asnjë vend të Europës

➢ Tenderat i marrin vetëm 11 persona të lidhur me Ramën dhe se ekonomia është kapur dhe kontrollohet plotësisht nga Edi Rama.

Që qeveria e Edi Ramës është kampione e korrupsionit, kjo u konfirmua nga Gjykata Europiane e Auditimit, e cila thotë se 1 në 3 tendera vidhet.

• Korrupsioni është sëmundja e pashërueshme që kjo qeveri ka.

• Korrupsioni është arsyeja që investimet e huaja nuk i afrohen Shqipërisë.

• Korrupsioni është imazhi i padrejtë që kjo qeveri i ka vendosur Shqipërisë.

Ka vetëm një rrugë që sëmundja e korrupsionit të luftohet dhe të shërohet. Kjo rrugë kërkon largimin e arkitektit të korrupsionit nga qeverisja e vendit. Koha nuk pret. Shqiptarët largohen, vendi po varfërohet përditë dhe të vetmit që pasurohen janë ata që votën e blejnë me paratë e krimit dhe paratë e shqiptarëve i shpërndajnë në tepsinë e korrupsionit.

Partia Demokratike ka vullnetin dhe planin për të nisur një luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe për ta fituar atë, jo vetëm se korrupsioni është pengesë në procesin e integrimit, por dhe si arsyeja e vetme pse sot të rinjtë janë pa punë, pse rrogat dhe pensionet nuk rriten, pse nuk ka investime në rrugë, shkolla e spitale.

Partia Demokratike beson se një ekonomi e lirë tregu, ku të gjithë garojnë të barabartë, me taksa të ulura e pa burokraci do të çlirojë kapitalin, do të rrisë investimet në ekonomi, do te hapë vende të reja pune dhe mundësi për çdo shqiptar punëtor e të ndershëm!

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim