Tabaku akuza Ramës: Ka ndërtuar një shtet paralel me tendera korruptiv! Do kishim kursyer 38,5 mln euro

Tabaku akuza Ramës: Ka ndërtuar një shtet paralel me tendera korruptiv! Do kishim kursyer 38,5  mln euro

Ish- deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

TIRANË- Ish- deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka hedhur akuza ndaj qeverisë, sipas së cilës ka ndërtuar një shtet paralel brenda shtetit me tenderat korruptiv.

Tabaku ka bërë një përmbledhje të vitit 2019, nga ku shprehet se vendi do të kishte kursyer 38,5  mln euro nëse tenderat do të ishin dhënë sipas ligjit, fond ky që sipas saj do të ishte përdorur për të përballuar situatën pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në reagimin e saj, ish- deputetja akuzon qeverinë e kryeministrit Rama se i ka dhënë mbi 230 mln euro nga tenderat vetëm në 2019 një grupi shumë të vogël njerëzish, të cilët i quan si qeverisësit e vërtetë të vendit.

Fotoja e publikuar nga Tabakut me mbishkrimin "Ku shkojnë taksat e shqiptarëve"

Deklarata e plotë
Korrupsioni me tendera - një shtet paralel brenda shtetit!Nuk ka sjellje më kriminale se sa grabitja e çdo prone e pasurie publike nga kjo qeveri. përmes tenderave, koncesioneve, ligjeve sociale e favore ndaj një grupi të favorizuar që sot de facto po qeveris.

Partia Demokratike ka denoncuar në këto 6 vite afera korruptive të cilat nëse do të ishin hetuar do të kishin vënë para drejtësisë këdo qe i ka ideuar, firmosur e miratuar. Por, në morinë e aferave korruptive ajo me tenderimet është nga më skandalozet.

Gjatë vitit 2019 qeveria ka kryer 5721 tendera nga të cilët 38,5% e tyre janë dhënë pa gare, që do të thotë pothuajse 1 në 2 tendera jepet pa garë, duke shkelur ligjin e duke grabitur buxhetin e shtetit. 230 mln euro jepen pa gare i jepen miqve, janë të paracaktuara.

Nëse do të ishte zbatuar ligji për ofertën më të ulët atëherë do të ishte kursyer 38,5  mln euro të mjaftueshme për një fond emergjencash për të përballuar situata si ajo e 26 nëntorit. Për vitin 2019 procedurat e tenderimeve ku vlera e fondit është e barabartë me vlerën e kontratës është thuaje 50% e procedurave. Kjo do të thotë që 1 në 2 tendera janë paradakordësuar mes qeverisë dhe kompanisë ofertuese dhe pikërisht kjo është një nga pikat më të nxehta në gjithë raportet ndërkombëtare.

Kjo qeveri ka ngritur një shtet paralel të korrupsionit dhe shkeljeve që i kushton shqiptarëve mbi 230 mln euro nga tenderat vetëm në 2019. Shkeljet e tenderave nuk lidhen vetëm me ofertat e pakërkuara ose konkuruesit e vetëm. Ato gjithashtu lidhen edhe me datat dhe ditët e ofertave qe shkelen ditën për diell. Jo pak herë ofertuesit kanë dorëzuar dokumentet në ditë të tjera nga konkurenti.

Kjo minorance që sot na qeveris fatkeqësisht e gjen mënyren të krijojë një sistem të tillë korruptiv që nuk pyet se sa eficent është një ligj. Ka vetëm një mënyrë për ta ndalur këtë grabitje, largimi I kësaj qeverie me të korruptuar ne Ballkanin Perëndimor sipas edhe raporteve të DASH.

Përditë e më shumë po bëhet e qartë se ku shkojnë taksat e rritura të shqiptarëve. Ato janë ushqimi I përditshëm I një qeverie të korruptuar dhe një oligarkie që qeveris dhe ushqehet nga paratë e taksave tona.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Matematike: 13/01/2020 05:24

    Po po do kishim kursyer jam dakort me zj.Tabaku,biles me shume (dyfishin a me shume)do kishim kursyer po te mos paguheshin deputetet qe lane mandatin e qe paguhen akoma.Hipokrizi!!Llumi i Shqiperise.

    Përgjigju
  • Pyka: 12/01/2020 23:26

    Hajdutët,flasin për hajdutet!hahaha

    Përgjigju
  • sa te zgjuar: 12/01/2020 20:21

    shyqyr qe ju kemi ju dhe na jepni shprese se per nja 50 vjet kur te vini ne pusht-et do na shpetoni.shyqyr thuaj qe ju kemi dhe ju ka dhe luli rreth vetes gjithe zgjuarsin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë