Tabaku denoncon Ramën nga Zall Bastari: Banorët po izolohen nga mungesa e investimeve, qeveria e ka mendjen te darkat luksoze

Tabaku denoncon Ramën nga Zall Bastari: Banorët po izolohen nga mungesa e investimeve, qeveria e ka mendjen te darkat luksoze

Ish deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka zhvilluar një vizitë në Zall Bastar ku është takuar me banorët e zonës lidhur me situatën e përmbytjeve. Pas dëgjimit të problemeve të qytetarëve, Tabaku ka denoncuar qeverinë se në vend që të  merren me investimet ne rrugë dhe urën e fshatit për të shmangur izolimin e banorëve, merret me dreka e darka luksoze me oligarkët.

Sipas saj reshjet e shiut kanë nxjerrë në pah vjedhjen e qytetarëve dhe premtimet e pambajtura nga qeveria, ndërsa thekson se Zall - Bastar, është vetëm 15 kilometra larg Tiranës dhe gjendja e banorëve është mjerueshme.  Tabaku tha se një pjesë është e izoluar për shkak të reshjeve dhe pamundësisë për të kaluar një urë të vjetër dhe të rrezikshme.

“Jemi vetëm 15 km larg Tiranës, ndërkohë që këtu nuk ka absolutisht asnjë lloj investimi, nuk ka asnjë zyrtar të qeverisë. Dhe kemi një situatë ku 2000 banorë të fshatit Vilë që ndodhen në anën tjetër të urës, janë të izoluar. Sot kur Shqipëria është nën shi, kur qeveritarët e zhytur në luks udhëtojnë për dreka dhe për darka me oligarkët dhe me delegacionet me burimet financiare të buxhetit të shtetit, sot kur qeveria tallet. Banorët e harruar të Zall-Bastarit vuajnë vetëm si rezultat i investimit të munguar, që nuk i kushton asgjë buxhetit të shtetit, që është asgjë në krahasim me shpenzimet miliona euroshe që kjo qeveri ka bërë “- u shpreh Tabaku.

Jorida Tabaku dënoi politikën diskriminuese të qeverisë dhe të bashkisë për mungesën e investimeve dhe mos mbajtjen e premtimeve.

“Nuk ka pse të këtë qytetarë të Tiranës, që kanë 8 vite që presin një urë. Nuk ka pse të ketë qytetarë që diskriminohen politikisht, pse janë të majtë e të djathtë, për të marrë fondet e rindërtimit apo për t’iu rregulluar shtëpitë. Ka ardhur koha që shqiptarët të mendojnë për veten e tyre. nuk mundet që qeveritarë si Edi Rama të mbajnë peng zhvillimin e qytetarëve, të mbajnë peng ekonominë e qytetarëve, të mbajnë peng të ardhmen e të rinjve. Janë banorë të Tiranës që janë të harruar, janë banorë të harruar nga qeveria, të përdorur politikisht sa herë u nevojitet për vota Edi Ramës dhe Erjon Veliajt. Ka ardhur koha që t’i themi mjaft përdorimit politik, t’i themi mjaft qeveritarëve  që vetëm abuzojnë me paratë e shqiptarëve, me taksa paguesit e ndershëm si këta që kam takuar sot këtu, që shkojnë për dreka e për darka e nëpër udhëtime dhe nuk shpenzojnë as 1/10 e atyre fondeve për të siguruar kushte minimale jetese. Nuk ka përse të ketë Shqipëria qytetarë të dorës së dytë, nuk ka përse të ketë Tirana, qytetarë të dorës së dytë. Shqipëria ka nevojë për investime, qytetarët kanë nevojë për shpresë, kanë nevojë për mundësi ekonomike. mjaft më me modelin e Rilindjes fasadë, mjaft më me lënien e qytetarëve, 15 km larg Tiranës, në harresë të plotë.”- theksoi Jorida Tabaku.

Ura e prishur ne Zall Bastar e denoncuar nga Tabaku

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • JamKushJam: 12/01/2021 17:47

    Nje dite te mbare per stafin e shqiptarja.com !!!!

    Përgjigju
    • tosi: 13/01/2021 06:37

      Po erdhi Tabakhonja e shqupit ne pushtet Do te behet arixhiu mbret, ik moj shore po ne kohen tuaj 5 min shi dhe permbytej bregu i lumit te Tiranes dhe mijra banore dilnin nga shtepit, . Ku ishit ju atehere moj shore apo numeronit leket e droges qe sillte cdo dite kryevagabondi Muli Horri nga Republika e Lazaratit. Ikni o fare e keqe , ju njeh mire ky popull cfare ka hequr nga shpellaret e Sales.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen