Tabaku:Erion Veliaj keqmenaxhoj
përmbytjen në Tiranë,vetëm show

Tabaku:Erion Veliaj keqmenaxhoj<br />përmbytjen në Tiranë,vetëm show<br>
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzon kreu e e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për show në televizion me kronika të regjistruara me regji qendrore nga zyrat e Bashkisë.

Më tej Tabaku shkruan se Veliaj nuk e ka menaxhuar situatën e përmbytjeve në Tiranë madje e ka keqmenaxhuar.

Tabaku shprehet se gjysma e Tiranës ka vetëm 30 minuta uji në ditë ndërsa banorët kanë gjetur zgjidhje duke blerë uji nga botet private. Statusin në "Facebook" e shoqëron me një foto ku qytetarët blejnë uji në autobote.

Statusi i plotë:

Sikur të mos mjaftonte katastrofa që prodhoi shiu, në televizione shfaqen kronikat e regjistruara të kryetarit të bashkisë Tiranë.

I cili, vazhdon të prodhojë show me regji qendrore nga zyrat e Bashkisë edhe në këto çaste kaosi që janë peshqesh prej keqmanaxhimit te tij më shumë se sa prej shiut.

Tirana, banorët e të cilës nga janari 2018 do të kenë një çmim më të lartë uji, po vuajnë nga uji i pijshëm edhe energjia elektrike.

Gjysma e Tiranës ka vetëm 30 minuta ujë në ditë ndërsa banorët kanë gjetur zgjidhjen tek blerja e ujit që shitet nga botet private me bekimin e UKT. Pak ditë me shi që tregojnë fytyrën e vërtetë të investimeve të bashkisë në kanalizime dhe UKT.

Të nderuar qytetarë, mos harroni! Kryetari bashkisë do të shpenzojë këtë dhjetor mbi 2 mln euro që palmat shkaktare të përmbytjes së autostradës t’i zëvendësojë me pisha.

Fare mirë kjo shumë mund të përdorej në shërbim të UKT që një herë e mirë ajo të mos bllokojë furnizimin me ujë prej një rreshje shiu apo një ngrice të vogël.

tabaku
Fotoja që postoj Jorida Tabaku bashkë me statusin në "Facebook"

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje