Ish deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka  reaguar  sërish për shkollën "Sami Frashëri".

Ajo vazhdon të hedhë akuza të forta për Veliajn dhe shkruan se nuk do të ndërtohet me fondet e BE-së dhe se sipas saj genjeu dhe vazhdon të genjeje.

Deklarata e plotë :

Një javë me rradhë kam pyetur EV për pretendimin se fondet e BE për tërmetin do ndërtojnë shkollën Sami Frashëri.

Ai hesht dhe fyen. Faktet?! Shkolla “Sami Frashëri” nuk do ndërtohet me fondet e BE.

Atëherë përse gënjeu dhe gënjen?

Ngaqë do të fshehë të vërtetën që thërret në mes të sheshit.

EV sot e kësaj dite nuk ka bërë ende transparente procedurat e tenderit.

Gënjeshtra ka hundën e gjatë dhe këmbët e shkurtra.

Fatkeqësisht gënjeshtarët kanë gjuhën e gjatë dhe iu mungon cipa! -shkruan ajo në rrjetet sociale