Tabaku: Ftesa e Veliajt për debat 
me Kosovën show propagandistik

Tabaku: Ftesa e Veliajt për debat <br />me Kosovën show propagandistik
Një ditë pasi kandidati i PS për Tiranën Erion Veliaj  ka ftuar kandidatin  e PD Halim Kosova për debat publik, ka reaguar deputetja e PD Jorida Tabaku, e cila e cilëson këtë ftesë pjesë të një spektakli propagandistik.
 
“Për çfarë e ftoi në debat Halim Kosovën? Për të diskutuar reformën e pensioneve dhe faktin që pensionistët sot marrin vetëm dyqind lekë në ditë? Apo për të diskutuar faktin që sot një në tre shqiptarë marrin borxh për të siguruar mbijetesën? Show propagandistik vazhdon, ku kandidati bën pyetje përgjigje vetëm me stafin e tij, shumë larg realitetit, shumë larg asaj që qytetarët e Tiranës kërkojnë”, tha Tabaku

Sipas saj, Erion Veliaj duhet të japë përgjigje pse në listat e ndihmës ekonomike gjenden militantë të PS.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos