TIRANE -  Nënkryetarja e bashkisë së Tiranës ka publikuar sot, fakte për përfitimet e mëdha, sipas saj, të kandidatit për deputet të PS-së, Koço Kokëdhima, nga bashkia e Tiranës drejtuar nga Edi Rama.

"Dje të gjithë shqiptarët filluan të lexojnë fletët e para të librit “R-K, ku shkruhet qarte modeli Rama – Kokodhima", - tha ajo. - "Taksapaguesit e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë u shokuan kur panë nëpërmjet dokumentave zyrtarë se si shumica dërrmuese e tenderave të Bashkisë së Edi Ramës, për 11 vjet me radhë kishin përfunduar në thesin e Koço Kokëdhimës. Ky model futi në thesin e Koços jo pak, por mbi 19 milionë dollarë!

Shqiptarët mësuan se filozofia e modelit Rama – Kokdhima është vjedhja e taksave: Rama i kishte falur Kocos, si t'i kishte parate e tij, 1.25 milionë dollarë nga detyrimet qe i kishte bashkisë dhe qytetarëve të Tiranës. Por kjo eshte vetëm pjesa e pare", - vuri në dukje Tabaku.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)