Tabaku: Ka mbërritur pozicioni negociues për grup-kapitullin 6, të hënën Komisioni i Integrimit mbledhje me dyer të mbyllura!

Tabaku: Ka mbërritur pozicioni negociues për grup-kapitullin 6, të hënën Komisioni i Integrimit mbledhje me dyer të mbyllura!

Jorida Tabaku

Teksa dje u njoftua për nisjen e punës për grup-kapitullin e 6-të të kërkuar nga bashkimi Evropian në rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt Europës pas hapjes së negociatave, sot (26 Nëntor) konfirmohet mbërritja edhe e grupit negociues.

Është vetë kryetarja e Komisionit Parlamentar për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, që e konfirmon.

“Ka mbërritur pozicioni negociues për grup-kapitullin 6, të hënën Komisioni i Integrimit mbledhje me dyer të mbyllura!”, bëri me dije deputetja e PD shkurtimisht.

Ambasadorët e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm i kërkuan Tiranës të bashkëndajë qëndrimin e saj për sa i përket grupkapitullit VI, që ka të bëjë me 'Marrëdhëniet e jashtme".

Në të njëjtën kohë, Këshilli i BE-së do të nisë të përgatisë qëndrimin e tij për të diskutuar për hapjen e bisedimeve për këtë kapitull në Konferencën e ardhshme Ndërqeveritare me Shqipërinë, që të hapet brenda këtij viti.

Lajmi u bë i ditur edhe përmes një postimi në rrjetin social X të presidencës hungareze.

Në 15 tetor 2024 Shqipëria çeli zyrtarisht negociatat për kapitujt e parë me Bashkimin Evropian. Momenti u quajt historik edhe nga përfaqësuesit e Brukselit. Ministri i Jashtëm i Hungarisë, vend i cili ka presidencën e Këshillit të BE-së, por dhe komisioneri për Zgjerimin Oliver Varheyi theksuan nevojën e përshpejtimit të procesit të zgjerimit për një BE të fortë. Në konferencën e posacme për median, atë ditë Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijarto paralajmëroi se mund të hapej ky grupkapitull.

Nëse gjithsecili bën punën e vet në mënyrë të drejtë e të duhur përpara fundit të vitit një tjetër grup kapitujsh mund të hapet me Shqipërinë, që është 6 dhe ka të bëjë me marrëdhëniet me jashtë, deklaroi ai më 15 tetor.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë