Tabaku kallëzon në SPAK Erion Veliajn: Punime pa tender në periudhë zgjedhore, krim elektoral

Tabaku kallëzon në SPAK Erion Veliajn: Punime pa tender në periudhë zgjedhore, krim elektoral

Jorida Tabaku

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku ka kallëzuar në SPAK kryebashkiakun Erion Veliaj, të cili e akuzon për punime pa projekt dhe prokurim në disa rrugë të njësisë 2, ku po hidhet "asfalt elektoral".

“Sot kanë ardhur për të hedhur asfalt elektoral, me një kompani pa tender, me një kompani e cila nuk dihet kush është. Kanë ardhur këtu dhe kanë hedhur zhavorr, siç po bëjnë në pjesën më të madhe të rrugicave të degës numër 2. Kjo rrugicë sot denoncohet dhe shkon në SPAK. Erion Veliaj, Florian Pullazi, kushdo tjetër që bën vepra të tilla penale, do të denoncohet për krimet elektorale”, u shpreh Tabaku.

Sipas saj, Veliaj po përpiqet të mashtrojë qytetarët për t'i marrë votën më 25 prill.

 “Qytetarët ë Tiranës e të gjithë Shqipërisë e dinë që pavarësisht se çfarë ndodh, në këto 10 ditë e pavarësisht sesi sillen në këto 10 ditë janë po të njëjtët. Janë ata që i kanë detyruar shqiptarët të largohen masivisht, janë ata që varfëruan familjet shqiptare, janë ata që i kanë lënë edhe pa ujë, pa drita, pa ushqim. Që kanë shkaktuar eksodin më të madh të shqiptarëve në këto 30 vite. Edi Rama, Erion Veliaj e kushdo tjetër, ta harrojë se qytetarët e Tiranës do shiten për një dorë asfalt, e për një dorë zift. Investime si ky që po bëhen në rrugicat e degës 2 ,janë thjesht shembulli i paaftësisë së tyre, i arrogancës së tyre. Këta nuk ofrojnë dot asgjë tjetër përveç këtij modeli. Këta i kanë lënë më harresë qytetarët e Tiranës. Mos harroni! Mos harroni që ata që ju varfëruan për 8 vite, ata që ju detyruan të largoheni për 8 vite, ata që kanë shkaktuar korrupsionin më të madh në 8 vite nuk mund të ndryshojnë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:14
Denoncon Gent Strazimiri: Erion Veliaj dhe Etilda Gjoni në SPAK për krim elektoral! Në 25 Prill, votojmë ndryshimin

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për Tiranën Gent Strazimiri bashkë me banorët e “Njësisë 7” denoncojnë në SPAK Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj për hedhjen e asfaltit elektoral në këtë zonë të kryeqytetit.

Veprimet kriminale të Veliajt dhe Gjonajt duke çuar dëm paratë e taksapaguesve, në përpjekje për të gënjyer banorët në ditët e fundit të qeverisjes së PS, do të kallzohen penalisht në SPAK, tha Gent Strazimiri.

“Gjëja e vetme e mirë është se si socialistët, si demokratët po e përbuzin një shembull të tillë ndarje. Socialistë dhe demokratë duhet të marrin njësoj shërbime nga qeveria. Ne do të bëjmë kallëzimin penal për autorët e kësaj maskarade, drejtuesit e PS, kandidatët e PS, Erion Veliaj dhe Etilda Gjonaj në bashkëpunim. Me votën tonë të përbashkët në 25 prill do të ndërtojmë një Shqipëri më të mirë, do të fshijmë çdo ndarje që kjo bandë në pushtet u ka berë socialistëve dhe demokratëve që jetojnë në të njëjtin hall”- tha kandidati i PD, Gent Strazimiri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë