Tabaku:Kemi një humbës të madh
Rama:Laureshat këndojnë me pahi

Tabaku:Kemi një humbës të madh<br />Rama:Laureshat këndojnë me pahi
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar në Twitter pas akuzave të Jorida Tabakut për kandidimin në Bashkinë e Tiranës.

“Më 23 qershor të shpëtojmë laureshat që këndojnë me pahir marritë e Saliut”, shkruante Rama në Twitter.

Sipas Ramës, sikur të mos mjaftonte, përveç se marritë e Berishës këndohen në foltoret e partisë, ato këndohen edhe në foltoret e Bashkisë.

Më parë, Jorida Tabaku përmes një deklarate për shtyp, e cilësoi Ramën një humbës.

“Rama, humbësi i madh i Bashkisë së Tiranës, e ka frikë dhe tmerr kandidimin në qytetin që vetëm një vit më parë e përcolli në banesën e humbësit”, tha Tabaku.

Sipas Tabakut, Rama po përpiqet të shmangë kandidimin në Tiranë dhe kërkon qytete të tjera ku mendon se i ka dalë boja më pak se në kryeqytet.

“Ai kërkon ta shmangë Tiranën, sepse kryeqytetasit, më shumë se cdokush tjetër i dinë lejet e ndërtimit që ai ka dhënë jashtë rregullave për kriminelët që i mban edhe nëpër tavolina.

Qytetaret nuk e harrojne ish-kryetarin e tyre qe ju deklaroje atyre se ai nuk merrej me punesimin. Biznesmenet nuk harrojne mbi dyfishimin e taksave nga ish kryetari i tyre.

“Edi Rama kërkon ta shmangë Tiranën, sepse nuk u kthen dot përgjigje fëmijëve të kryeqytetit dhe prindërve të tyre, se përse ua zhduku të gjitha hapësirat e gjelbërta, terrenet sportive dhe kendet e lojrave”, u shpreh Jorida Tabaku.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

SPAK çon për gjykim në GJKKO dosjen e deputetit Plarent Ndreca

SPAK çon për gjykim në GJKKO dosjen e deputetit Plarent Ndreca