Tabaku: Mijëra refuzime për pagën e luftës, qeveria ka vendosur në dispozicion fonde të pamjaftueshme

Tabaku: Mijëra refuzime për pagën e luftës, qeveria ka vendosur në dispozicion fonde të pamjaftueshme

Mijëra refuzime për pagën e luftës janë bërë nga qeveria sipas Partisë Demokratike. Ish-deputetja Jorida Tabaku thotë se shumë qytetarëve dhe bizneseve i është refuzuar e drejta për marrjen e pagës  për shkak të fondeve të pamjaftueshme.

Sipas PD-së në VKM-në e miratuar specifikohej se përfitonin të gjithë bizneset e vogla të mbyllura në bazë të listëpagesave deri në janar 2020. Qeveria e vonoi një muaj VKM-në ndërsa bizneset janë detyruar të ndërpresin kontratat për mijëra punëtorë.

Reagimi i ish-deputetes Jorida Tabaku:

"Prej disa ditësh, shumë prej bizneseve që kanë aplikuar për fondin që ka vendosur qeveria për ekonominë kanë treguar se si po skualifikohen pa të drejtë nga marrja e pagesës. Në PD kane ardhur me qindra ankesa dhe denoncime për trajtim të padrejtë dhe refuzim të pagesës nga qeveria që ka vendosur fonde të pamjaftueshme për numrin e të vetëpunësuarve dhe bizneseve në nevojë. Ata thonë se kërkesat e tyre kanë rënë në vesh te shurdhër.

Fatkeqësisht kanë të drejtë. Në VKM-në e miratuar specifikohej se përfitonin të gjithë bizneset e vogla të mbyllura në bazë të listëpagesave deri në janar 2020.  Qeveria e vonoi një muaj të VKM-në ndërsa bizneset janë detyruar të ndërpresin kontratat për mijëra punëtorë.

Rezultati sot është tragjik. Mijëra shqiptarë, kryefamiljarë dhe prindër fëmijësh, janë të papunë, pa rrogë, pa të ardhura ndërsa qeveria vazhdon të furnizojë PPP-të me milionat e zakonshëm sikur asgjë mos të ketë ndodhur.

Akoma më keq, qeveria po vështirëson pagesat duke seleksionuar mes bizneseve dhe qytetarëve. Sot mijëra biznese e punonjës janë duke u përjashtuar padrejtësisht nga mbështetja!

I gjithë buxheti i shtetit dhe çdo burim duhet të jetë në dispozicion të shëndetësisë, të ndihmës sociale dhe të ekonomisë.

Diskriminimi për bukën e gojës është i pafalshëm, kushton jetë dhe shëndet.

Qeveria duhet URGJENTISHT ti japë fund DISKRIMINIMIT të familjeve dhe shqiptarëve në nevojë për të mbrojtur favoret dhe paratë e  oligarkëve.

Të gjithë ata që kanë mbetur pa pune dhe pa të ardhura duhet të marrin mbështetjen minimale për ekzistenca. Dhe për këtë mjafton që kryeministri të zgjedhë 3 milionë shqiptarë përpara 10 oligarkëve."

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 09/04/2020 23:56

    MIRE I THA RAMA KESAJ TARALLAKES ,,,BALONE TABAKE,,UNE DO I THOJA BALONE TAUKE,,,SE ATO SHKONIN NGA TU DONTE QEJFI,,,NUK KISHIN STABILITET...//

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 09/04/2020 13:04

    Pse kjo kategori njerezish, per te cilet qahet vetem PD e LSI, nuk duan regjistrohen rregullisht me dokumenta, se kush jane, ku banojne, ata dhe familjaret e tyre?

    Përgjigju
  • BALONA TABAKE: 09/04/2020 12:55

    Kjo balona tabake pa terezi të komonikoj me të jatin hajdut që të ndihmoj popullin e varfër se është i varfër se e ka vjedhur i ati ksaj e qeni ngordhur maloku kriminel salhe me vil 5 miljon euro në gjirin e lalzit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë