Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar ndaj Partisë Socialiste e cila denoncoi me anë të Ervin Bushatit gjendjen financiare me të cilën të majtët kanë gjetur Bashkinë e Tiranës. Sipas Tabakut, në vitin 2011 kur Bashkia e Tiranës u fitua nga të djathët u gjet me 80 milionë dollarë borxh dhe me vetëm 1.4 milionë dollarë gjendje.
Reagimi i Tabakut:
U bë zakon tashmë që korrupsioni dhe abuzimet t’i mbulojnë me gënjeshtra. Është fakt që vetëm në muajin korrik mosrealizimi i të ardhurave është 25 milionë dollarë duke e çuar në shifrën rekord 160 milionë dollarë mosrealizimin e të ardhurave që ka ardhur si rrjedhore e rritjes së taksave, informalitetit, korrupsionit e abuzimeve.
Z. Bushati që ka qenë dhe anëtar i Këshillit Bashkiak e di më mirë se kushdo që në vitin 2011 gjetëm 80 milionë USD borxhe e vetëm 1.4 miln usd në llogarinë e Bashkisë vetëm për pagat e një muaji.
Siç duket rritja e borxhit në shifrat alarmante të 74% të GDP dhe rënia drastike e të ardhurave do të vazhdojë dhe në muajt në vijim e duket se qeveria nuk ka ndërmend të ndërrojë kurs.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com