Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku u gjend këtë fundjavë në Zall Herr, ku denoncoi infrastrukturën e munguar në këtë zonë. Ndonëse morën premtimin e demokratëve se gjithcka do ndryshojë pas 25 prillit, banorët e zonës thanë se ndjehen të braktisur pasi jeta e tyre është shndërruar si në mesjetë.

“Çfarë do shqiptari? Investim, rrugë, nuk po kërkoj as shtëpi, asgjë, më trajto si njeri jo si kafshë. Para një jave erdhi kryeministri më tha e ke kafen e paguar, nuk ia dua kafen. Unë dua investim, jo vetëm personal, poe dua për të gjithë fshatin. Në Priskë ne nuk kemi drita, jetojmë si ë mesjetë. Me 31 dhjetor ika të marr një kandil me vaj se s’kishim drita në fshat”, u shpreh një prej banorëve.

Përballë këtyre shqetësimeve, Jorida Tabaku fajësoi kryeministrin Edi Rama, i cili sipas saj  nuk ka bërë asnjë investim në këtë zonë të drejtuar nga e majta.

“Ata nuk dinë të investojnë, as të bëjnë shkolla, as të bëjnë rrugë, shkollën që ishte e mbyllën. Ata dinë vetëm të rrisin taksa dhe të gënjejnë. Nuk është modeli që do Shqipëria, nuk është ky modeli që duan qytetarët”, tha Tabaku.