Tabaku nga Vora bëri thirrje të votohej PD, reagon Celibashi: U rikujtoj palëve që jemi në heshtje zgjedhore

Nga Vora, ku ishte për ngërçin e komisionerëve të PD-së, pasi në 22 qendra në këtë bashku nuk ka komisionerë të PD-së, nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku theu heshtjen zgjedhore.

‘I kërkoj të gjithë qytetarëve të Vorës, i kërkoj të gjithëe qytetarëve të Marqinetit, të Gërdecit, Marikaj, Muçajt, Fushë Prezë dhe të gjithë zonave përreth në bashkinë Vorë dhë të vijnë dhe të votojnë masivisht për subjektin Partia Demokratike.’- tha Tabaku.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi i cili i ka tërhequr vëmendjen, që mos të shkelë heshtjen zgjedhore.

‘I rikujtoj të gjitha palëve të përfshira në Zgjedhje 6 Mars se deri në mbylljen e procesit të votimit jemi në kushtet e heshtjes zgjedhore. Çdo thirrje tjetër politike drejt zgjedhësve përveç atyre për pjesëmarrje në votime, është në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Mirëpresim çdo angazhim nga subjektet zgjedhore në mirëadministrimin e procesit.’- tha Celibashi.

Nga ana tjetër Tabaku tha se me një vendim të paprecedentë tre anëtarë të PS-së bashkuan votat me anëtarët e LSI-së dhe kanë refuzuar të zbatojnë të zbatojnë vendimin e KAS.

‘Me nje vendim te paprecedente tre anetare te PS bashkuan voten me anetaret e LSI kane refuzuar qe te zbatojnë vendimin e komisionerit të zgjedhjeve  të marrë gjatë ditës së djeshme, për emërimin e komisionerëve të PD dhe vendimin e Kolegjit të Apelimit të marrë mbrëmë në orën 02.00 të natës. Ndërkohë që flasim në qendrat e votimit janë emëruar 22 sekretarët të cilët i përkasin PD dhe akoma nuk ka një vendim për kryetarët të cilët i përkasin po PD në 22 qendrat e tjera.’- tha Tabaku.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë