Tabaku për doganat: Shkarkime
masive, po punësohen militantet

TIRANË- Deputetja demokrate, Jorida Tabaku akuzon qeverinë si spastruese të vendeve të punës në dogana, duke e rikthyer institucionin shtetëror në një degë të Partisë Socialiste.
 
“116 nëpunës të doganave shqiptare janë shkarkuar të shtunën nga detyra. Punonjësit, janë shkarkuar nga një komision i paligjshëm, pasi anëtarët e tij nuk plotësojnë kriteret për të marrë këto vendime.”, u shpreh demokratja.
 
Sipas demokrates, qeveria po sjell me normë një numër të caktuar militantësh për të hequr pa asnjë arsye, punonjësit profesionistë.
 
“Është thjesht një urdhër partie që duhet zbatuar. Drejtuesit e degëve janë porositur të sjellin për shkarkim, 5 deri në 10 vetë, sipas normës që ka caktuar partia. Vendet bosh që janë krijuar, janë në dispozicion të kunatave, kunetërve, dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste.”


Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq