Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar ashpër qeverinë për situatën e rënduar në sektorin e bujqësisë, duke e cilësuar atë si një ndër sektorët më të diskriminuar dhe më të keqfinancuar.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku ka theksuar se fermerët shqiptarë janë lënë pa mbështetje, ndërsa fondet e IPARD-it, prej 120 milionë eurosh, të siguruara nga Bashkimi Evropian për fermerët, janë devijuar përmes skemave korruptive në favor të oligarkëve.
"Sot, në vend që të rritet prodhimi vendas, po rritet importi me 20%. Produktet shqiptare nuk shiten dot jashtë, ndërsa në supermarkete nuk gjen më produkte shqiptare. Fermerët janë braktisur nga shteti dhe përballen me rritje taksash, ulje subvencionesh dhe mungesë totale të vëmendjes nga qeveria", deklaroi Tabaku.
Deputetja theksoi se qeveria ka orientuar vëmendjen e saj te ndërtimi dhe betonizimi, duke lënë pas dore sektorin e bujqësisë, një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare.
Ajo bëri thirrje për një ndryshim të modelit ekonomik dhe mbështetje konkrete për fermerët, përmes rritjes së subvencioneve, uljes së taksave dhe incentivave të reja që mund të sjellin zhvillim dhe rritje të prodhimit vendas.
"Fermerët nuk kanë nevojë për kredi, kanë nevojë për mbështetje reale! Kjo qeveri duhet të ndalë korrupsionin dhe të investojë aty ku shqiptarët kanë më shumë nevojë, te fshati dhe bujqësia", përfundoi Tabaku.
Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
11.8%
-
Jo
80.8%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 837
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Pse s'dolët sot live në TikTok?!' Rama ironizon Berishën me tre bufat e kënetës pas protestës së dështuar për rrjetin social
15 Mars, 22:27
-
Mbyllja e Zërit të Amerikës/ Berisha: Një akt anticensure! Nesër mund të mbyllet edhe RTSH dhe kjo nuk quhet censurë
15 Mars, 20:38
-
Preç Zogaj: Zgjedhjet që nuk ndryshojnë asgjë
15 Mars, 17:44
-
‘Zhgënjim total!’ Një tjetër aleat drejt ikjes nga Berisha, Shtjefni i Ora e Shqipërisë: Nuk lejoj askënd të na shkelë me këmbë, në vazhdim do japim versionin tonë përfundimtar
15 Mars, 16:21
-
Berisha ‘Non Grata’ në SHBA premton ‘lehtësim’ vizash! Ndjek podcastin e Ramës: Me ty, integrimi në BE më i largët
15 Mars, 15:09
-
Protesta e Berishës për TikTok-un në 17-vjetorin e masakrës së Gërdecit, policia rendit rrugët që do të bllokohen për të paktën 2 orë
15 Mars, 13:31
-
‘Të tretat’ e listave me kandidatë për deputetë, i riu aktiv i PD në Britani: Primare, hasta la vista baby
15 Mars, 11:58
-
PD-ja ka harruar si bëhen llogaritë
15 Mars, 11:08
-
Ervis Iljazaj: Listat e Partisë Demokratike, lista pa kurajo politike
14 Mars, 19:14
-
Belind Këlliçi vërteton korrektësinë e sondazhit të Piepolit që nxjerr Partinë Socialiste fituese më 11 maj
14 Mars, 19:00
-
Kaosi në PD/ Lapardhaja: Berisha në fillim i gënjeu demokratët, tani po i tall pas Primareve! Humbi dhe bastionet që fitoi Basha, në lista futi besnikët
14 Mars, 18:33
-
Rama ironizon sërish Berishën me bufat e kënetës: Tuneli madhështor i fitoreve imagjinare
14 Mars, 18:12