TIRANË- “Edi Rama shfaqet si Robert Camcakëzi në kantieret e Partisë Demokratike. Ai nuk ka asnjë asnjë projekt konkret dhe vijon të inspektojë punët e nisuara nga PD-ja”, kështu është shprehur deputetja demokrate, Jorida Tabaku, mbas inspektimit të kryeministrit në aksin rrugor të rrugës së Elbasanit.
“Pasi ka braktisur një nga një të gjitha premtimet e fushatës, pasi ka dështuar të inagurojë qoftë edhe një projekt të ri apo një vend të ri pune, kryeministri Rama ka nisur turin e inspektimeve të projekteve dhe investimeve të filluara në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike”, ka deklaruar ajo në një deklaratë për mediat.
Kur ishte në opozitë, vijon Tabaku, kreu i PS-së “mallkonte çdo projekt e investim të Partisë Demokratike dhe bëri gjithcka, duke angazhuar edhe deputetët e tij për të ndaluar zgjerimin e rrugës së Elbasanit.”
Sipas saj “papunësia dhe varfëria po ulen këmbëkryq në realitetin shqiptar. Kryeministri nuk ofron asnjë zgjidhje, asnjë shpresë.”
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com