Tabaku:Rreth 40 biznese mbyllen në
ditë prej taksave të larta e gjobave

Tabaku:Rreth 40 biznese mbyllen në<br />ditë prej taksave të larta e gjobave
Pas lajmit  të publikuar në media se në 15 muajt e fundit kanë falimentuar 18 mijë biznese ka reaguar edhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku sipas së cilës rreth 40 biznese mbyllen në ditë prej taksave të larta, gjobave të qeverisë dhe korrupsionit.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Tabaku shprehet se sado dhe sido që të arnohet qeveria e re nuk mund të fshihet kriza ekonomi që po përjetojnë bizneset.
 
Statusi i Tabakut:
 
40 biznese në ditë mbyllen prej taksave!
 
Një dite pas bujës dhe spektaklit që na ofroi kryeministri i fytyrave të vjetra dhe qeverisë së vjetër, na vijnë të dhenat e fundit mbi bizneset që mbyllen në vend. Falë kontributit të qeverisjes deri më tani, 40 biznese në dotë, 1200 në muaj (18 000 në një vit) mbyllen prej taksave të larta, gjobave të qeverisë dhe korrupsionit.
 
Prandaj sado dhe sido që te arnohet qeveria e re, nuk mund të fshihet krizën ekonomike që përjetojnë bizneset. Kanë më pak të ardhura, më shumë taksa, më pak shitje dhe më shume gjoba e korrupsion. E njëjta muzikë si me investimet e huaja, më pak siguri dhe më pak investime dhe një ekonomi pa konsum. Deri më tani mbi 20 mijë punonjës në muaj mbeten pa të ardhura,
shkruan Tabaku.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni