Tabaku sulm Ramës: Mirë që s'çel
negociatat, por po na rikthen vizat

Tabaku sulm Ramës: Mirë që s'çel<br />negociatat, por po na rikthen vizat
Pas kërkesës nga autoritetet holandeze për rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët ka reaguar edhe deputetja e PD, Jorida Tabaku.
 
Ajo thotë se lajmi se prokuroria dhe policia holandeze kanë dërguar një memo për të kërkuar kthimin e vizave për Shqipërinë është një kambanë alarmi.
 
“Sot shtatë vjet pas liberalizimit të vizave dhe katër vjet pas ardhjes në pushtet qeveria Rama jo vetëm nuk ka siguruar çeljen e negociatave por edhe po na sjell si peshqesh kthimin e vizave” thotë Tabaku.
 
Policia dhe prokuroria në Amsterdam kanë hartuar një raport ku kërkojnë nga qeveria e tyre pezullimin e vizave për shqiptarët.
 
Autoritetet në Amsterdam deklarojnë se shqiptarët gjithnjë e më shumë po luajnë një rol kyç në trafikimin e drogës dhe pastrimit të drogës gjatë viteve të fundit.
 
Statusi i plotë i Jorida Tabakut
Kerkesa per rikthimin e vizave, kembane alarmi!
 
Ka disa procese që kisha besuar ishin të pakthyeshëm, liberalizimi i vizave, procesi i integrimit dhe NATO. Të tre këto arritje të para viti 2013 e që në fakt kanë bërë krenar çdo shqiptar e jo vetëm ata që kanë punuar e kontribuar për këtë proces.
 
Por siç duket nuk qenka rasti. Sot shtatë vjet pas liberalizimit të vizave dhe katër vjet pas ardhjes në pushtet qeveria Rama jo vetëm nuk ka siguruar çeljen e negociatave por edhe po na sjell si peshqesh kthimin e vizave.
 
Lajmi se prokuroria dhe policia holandeze kanë dërguar një memo për të kërkuar kthimin e vizave për Shqipërinë është një kambanë alarmi.
 
Në memo lexohet se policia lajmëron se trafiku i drogës është një faktor kyç që mund të na kthejë vizat, shqiptarët që prej ditës që kanë marrë bekimin e qeverisë për të mbjellë drogë janë shndërruar në barrë për qeveritë e BE-së.
 
Jo vetëm sepse shqiptarët e ndershëm po duan të largohen nga një vend që qeveriset nga një qeveri pa vizion dhe që i takson dhe bukën e gojës duke rritur numrin e emigrantëve që kërkojnë azil në BE, qe vetem
Vitin e fundit jane 35 000 mijë shqiptarë. Por edhe si pasojë e rritjes së trafikimit të drogës dhe kthimit të Shqipërisë në një vend burimi dhe eksportimi të saj.
 
Armiqtë e Shqipërisë në Europë duket se janë po ato të katër viteve më parë, ata qe penguan integrimin, megjithëse sot përpiqen të ndryshojnë ligjërimin duke u hequr si pro Europianë!
 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë