Kryetarja e Komisionit te integrimit Jorida Tabaku u takua sot me Ambasadorin e Misionit të OBSE, Vincenzo Del Monaco. Takimi u zhvillua në ambientet e Kuvendit dhe në fokus të saj ishin tre propozimet e PD për ndryshime dhe reformat.

Tabaku u shpreh se është tejet e domosdoshme që Reforma Elektorale të jetë konsensuale dhe jo e njëanshme.

Ndërkohë Tabaku tha se  qeveria po centralizon pushtetin  përmes agjencive të krijuara për ta shndërruar Kryeministrinë në një Kullë Kontrolli.

Nënkryetarja Tabaku argumentoi domosdoshmërinë e këtyre reformave më së pari si një nevojë e qytetarëve dhe më tej si një nevojë politike. Ajo theksoi se Reforma Zgjedhore mbetet shqetësim që duhet zgjidhur dhe iu referua gjetjeve dhe zbulimeve të raportit të OSBE/ODIHR.