Tabloidi britanik: Baza detare e NATO-s në Shqipëri është paralajmërim për Vladimir Putin

TIRANË- "Shqipëria i ka dërguar një sinjal paralajmërues presidentit rus Vladimir Putin me ndërtimin e një baze të NATO-s në Durrës", kështu e nis shkrimin e saj tabloidi britanik "Ekspres". Në lajm pasqyrohet vizita e kryeministrit Edi Rama, të mërkurën e 13 korrikut në Bruksel me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg për të diskutuar propozimin.

Shkrimi i plotë
Shqipëria po i dërgon një sinjal paralajmërues presidentit rus, Vladimir Putin, përpara një takimi të NATO-s për bazën e re detare në vend. Lajmi vjen pasi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të ulet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO -s, Jens Stoltenberg për të diskutuar propozimin.  Rama do të takohet me Stoltenberg të mërkurën e kësaj jave për të diskutuar projektin. Porti do të jetë i vendosur në Porto Romano, Durrës, 40 minuta nga kryeqyteti dhe do të përfshijë një seksion tregtar dhe një bazë detare ushtarake. Financimi do të sigurohet nga shteti shqiptar ashtu edhe nga NATO. Shqipëria shpenzon aktualisht rreth 1.53% të PBB-së së saj vjetore për mbrojtjen , shumë më pak se shifra minimale e sugjeruar prej 2%.

Duke folur për planin, Rama tha: “Do të kthehemi së shpejti në Bruksel për të vazhduar diskutimet në lidhje me propozimin tonë…për instalimin e një baze detare të NATO-s në portin e ri në Durrës”.

Në maj, Rama tha se qeveria e tij i kishte ofruar NATO-s bazën detare të Pashalimanit. E vendosur në jug të Vlorës, ajo ishte e vetmja bazë e Bashkimit Sovjetik në Mesdhe gjatë viteve 1950, në një kohë kur regjimi komunist i Shqipërisë ishte në linjë me Moskën. Pas rënies së komunizmit, ajo u rindërtua me ndihmën e Turqisë, e cila ruajti të drejtën e përdorimit. Marina shqiptare ende sot e përdor bazën për disa operacione dhe stërvitje.

NATO po transformon gjithashtu një ish-bazë ajrore ushtarake të epokës komuniste në Kuçovë. Rinovimi i bazës do të kushtojë rreth 40 milionë euro dhe do të bëhet funksional në vitin 2023.

Baza do të shërbejë si një depo për municionet, si dhe do të veprojë si një qendër furnizimi me karburant. Aktualisht po punohet edhe për rikthimin e pistës dhe kullës së kontrollit në përdorim të plotë. Baza origjinale u ndërtua duke përdorur punën e të burgosurve nën regjimin e diktatorit komunist Enver Hoxha.

Pas gati 50 vitesh komunizëm, Shqipëria doli dhe u kthye nga perëndimi, duke iu bashkuar aleancës në vitin 2009 dhe me shpresën për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian, megjithëse ka qëndruar në dhomën e pritjes së unionit për mjaft kohë.

Sipas  Globalfirepower.com , Shqipëria ka aktualisht 8000 personel aktiv në radhët e saj ushtarake. 500 personel rezervë janë gjithashtu në dispozicion. Ushtria ka rreth 76 automjete të blinduara. Asetet aktuale detare të Shqipërisë përbëhen nga 19 mjete lundruese, të cilat të gjitha përbëhen nga anije patrullimi me detyrë të përgjithshme.

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli: 12/07/2022 21:46

    Amerika nuk te shkatrron perkunder, Liria i ka rrenjet ne amerike. Detyra e amerikes eshte te zgjoj vendet ne gjume. Shqiptaret jane deshmi e kesaj. Ne ekzistojme dhe po zhvillohemi ne saj te mbeshtetjes amerikane.

    Përgjigju
  • Ridi: 12/07/2022 14:53

    Po si i thone kesaj, problem kur ishim me lindjen, problem ne sistemin e diktatures tani problem te jesh me perendimin. Enveri ka pas te drejte ne disa gjera, sot ato qe prind e tyre dikur ishin antishqiptar, shfaqen si patriote te flaket. Ka shume serbo-ruso-grek qe flasin dhe shkuajne Shqip, Shqiperia eshte aty ku duhet sot adhe per disa frika eshte e madhe.

    Përgjigju
    • Turi: 12/07/2022 17:01

      Cfare te mire ke pare nga Amerika dhe cfare te keqe nga keta qe the ? Amerika te shkaterron o ridi , historia e vendeve qe ka shkelur kemba e amerikes ta thote me se mire kete zgjohuni o trapa se perendimi na ka si hale nuk jemi partner dhe as kemi per te qene te tille

  • Alb: 12/07/2022 11:52

    Gabim politik shqiperia eshte ne kercenim te vazhdueshem nga ruset dhe iranianet kjo do shtoj pasigurin,jeni ber vegel e perendimit.

    Përgjigju
  • Edmond: 12/07/2022 10:55

    Baza esht per interesa te huaja , por Shqipetaret ne kufi trajtohen si D2 dhe me gomone per angli po ikin nga bazat e tyre hahahh

    Përgjigju
  • Bim: 12/07/2022 10:08

    Go Edi, shume mire

    Përgjigju
  • Arbërori: 12/07/2022 09:59

    Paralajmrim për Putinistat e si që jan Edvin shkjau shqipfolës Dritan dhe Ali shkjau shqipfolës…

    Përgjigju
    • Emigranti: 12/07/2022 10:26

      Po o merum, se u kthyhet ne pacavure dhe skllaveri e Amerikanave qe kur nuk u duhesh me ta fusin nga mbrapa hahaa,po jeni mesuar ta keni mishtrishten e misrit ju ARBERORET SE po i rruhet Putinit per Nato apo AlbaColumbin

  • Ali: 12/07/2022 09:58

    Duhet te behet me referendum popullor qe te behet baza e Amerikes apo jo , se ajo eshte kthimi i vendit ne nje koloni amerikane

    Përgjigju
    • artur: 12/07/2022 14:20

      ku e lexove Amerike mer jahu? Baze Natoje mer vlla, jo baze Amerikane (qe edhe po te ishte amerikane nuk do ishte keq gjithsesi)

  • Babi: 12/07/2022 09:56

    Tani jemi koloni e Amerikes , ska me shtet te pavarur !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër